>
BIOSHQIP

Gena, I Gatshëm Për Sezonin Veror

23-03-2014
Këngëtari i njohur Gena Lito, të cilit një kohë i është ndaluar të udhëtojë nëpër Evropë, bën me dije se tani e tutje do të jetë kudo që janë edhe bashkatdhetarët e tij. Menaxheri i Genës, Enis Fetahu, ka sqaruar çdo gjë rreth problemit, ndërsa ka shpalosur edhe planet që Gena i ka për këtë sezon...

Jo shumë kohë më parë këngëtari i njohur nga Shqipëria hasi në një problem i cili nuk e lejoj për një kohë të jetë prezent nëpër mbrëmje muzikore në Evropë. Ndonëse menaxheri i tij ka treguar se ky problem ka ardhur si pasoj e xhelozisë së disa kolegëve, ai tani tregon se drejtësia ka ardhur në vend të vet dhe Gena është i lirë të jetë pranë fansave të tij në mbarë Evropën.



“Po gjithçka është rregulluar, drejtësia erdh në vend të vet. Gena ka tani të drejtë të udhëtojë e të jetë pranë fansave të vetë në mbarë Evropën”, ka thënë Enis Fetahu në fillim të bisedës, ndërsa nuk ka harruar të falënderoj njerëzit që i kanë ndihmuar në këtë çështje.

“Falënderojmë Ridvan Asllanin (Riqi) i cili me avokatin e tij ka shkuar direkt te emigracioni në Bern të Zvicrës dhe e ka argumentuar që Gena nuk ka keqpërdorë asgjë dhe që në Zvicër ka kënduar vetëm 11 herë. Gjithashtu nuk mund të mos falënderoj edhe Jeton Canaj i cili punon me viza pune. Ai ka punuar shumë që këtë padrejtësi ta çoj deri në vend”.



E meqë problemit dhe drejtësia erdh në vend të vet. Fetahu tregon se Gena veçse ka filluar të punoj e të realizoj projekte të reja, madje njëra nga këto sipas Fetahut publikohet të premten. “Këto dit del kënga e re. Më së largu të premten/ Do të jetë një bashkëpunim mes Genës dhe Zap&Criss. E përveç këtij bashkëpunimi shumë shpejt do të ketë edhe këngë e klipe të reja.

Mund të përmend një këngë e cila vërtet do të jetë një hit veror e që do të lansohet me 15 maj”. E kjo nuk është e gjitha, Gena edhe gjatë muajit qershor do të vijë me risi. Bëhet fjalë për një album i cili do të përmbaj 8 këngë të reja. “Kemi në plan që edhe me datën 20 qershor të lansojmë albumin me 8 këngë të reja.



Po për imtësitë rreth këtij projekti do të flasim kur të vijë koha”, ka thënë Fetahu më tej, duke treguar për fund se Gena që tani i ka të rezervuara datat për sezon veror. “Sigurisht që jemi të përgatitur për sezon veror që nga muaji prill jemi në turne në Amerikë me pesë koncerte. Pastaj edhe datat për mbrëmjet muzikore gjatë verës janë të gjitha të mbyllura”.
(Nita Brisku)

Gena, I Gatshëm Për Sezonin Veror