A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Emrat Më ‘in’ Në Ditëlindjen E Disco Enjoy Më 28 Maj


Not Yet Rated

[24-05-2014]
Vendi më i frekuentuar i shqiptarëve, aty ku argëtohesh dhe dëgjon dhe takon artistët më të mirë shqiptar në Diasporë, Disco Enjoy në Stuttgart do të festojë ditëlindjen e 14-të. Me këtë rast pronarët e këtij vendi, Samir Gërvalla dhe Mus Karrica kanë menduar të sjellin disa nga artistët më ‘in’ për të argëtuar në këtë ditëlindje qindra shqiptarë që tashmë po e presin ditën e mërkurë të 28 majit. Gena, Elvana Gjata, Gold AG, Astrit Mulaj e Afërdita Demaku do të këndojnë në këtë ambient super të frekuentuar të të gjithë shqiptarëve nën moton ’14 vite me ju’, ndërsa ky koncert gjigand në këtë përvjetor do të moderohet nga një gazetar i njohur shqiptar. Shqiptarët që jetojnë në Gjermnai dhe Zvicër dhe përreth tashmë kanë nisur të rezervojnë një vend që të jenë në këtë koncert madhështor.
 (Maksim Gjokaj/teksteshqip.com)





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019