Ja Ku Do Të Këndojë Gena Për Festat E Fundvitit


Nuk ka akoma asnjë votë

[23-12-2014]
Këngëtari i mirënjohur, Gena, vazhdon ta ketë agjenden mëse të ngjeshur, e aq më tepër tash kur festat e fundvitit janë afruar.

Menaxheri i Genës, është shprehur i shqetësuar lidhur me atë se kompani të ndryshme, po mashtrojnë fansat e këngëtarit në fjalë, se kinse Gena për Krishtlindje do të jetë i pranishëm në Amerikë, së bashku me grupin humoristik “Stupcat”, transmeton Indeksonline.

“Dukagjini Production po mashtron muzikëdashësit, në këtë rast kinse Gena do të jetë për Krishtëlindje në Amerikë, kjo nuk është aspak e vërtetë, ai nuk do të këndojë në Amerikë. Gena për krishtlindje do të jetë në Maqedoni, në Shkup, më 31 dhjetor do të jetë në Tiranë, në Prishtinë më 1 janar, ndërsa në Zvicër do të jetë më 2 janar”, ka bërë të ditur ai për Indeksonline.

Ndryshe, jo rrallë herë , kompani të ndryshme mashtrojnë publikun, vetëm për të përfituar para të majme.
 (Indeksonline)