>
BIOSHQIP

Gent Bushpepa, Favorit Ne Top Fest 9

10-03-2012
Tashmë janë shfaqur këngët e para që po marrin pjesë këtë edicion në Top Fest 9, e teksa të gjithë synojnë triumfin e madh, tashmë kemi gjetur dhe favoritin kryesor për të fituar çmimin.

Edhe pse do të marrin pjesë shumë këngëtarë të zhanreve të ndryshme që në fund mund dhe ta bëjnë diferencën, është kënga "Udhëtari" e kënduar nga Eugent Bushpepa ajo që mund të konsiderohet pa asnjë dyshim favoriti kryesor për ta fituar këtë edicion të Top Fest.

Me tekst të jashtëzakonshëm dhe me një zë të fuqishëm e unik, Genti shfaqi një prej performancave më të mira ndonjëherë në Top Fest, e që pritet të reflektohet sigurisht edhe në netët finale.
(Telegrafi)

Gent Bushpepa, Favorit Ne Top Fest 9