>
BIOSHQIP

Një Fanse Impresionon Gentën

30-12-2011
Një fanse e "çmendur" e këngëtares me nam në Kosovë e më gjerë, Genta Ismajli, ka ndërmarrë një hap të veçantë që rrallëkush mund ta bëjë në momentet më speciale të jetës. Mësohet se vajza, emri i të cilës nuk bëhet i ditur, për ditën e dasmës së saj, në vend të fustanit të nusërisë ka dalë para të ftuarve me një veshje me mbishkrimin "Shkune, tune".

Kur Genta e ka mësuar këtë gjë, është emocionuar shumë, madje këtë gjë e ka komentuar me superlativa edhe vetë në një prej daljeve televizive të fundvitit. "Shkune, tune" është një prej hiteve më të njohura të këngëtares seksi, e cila të themi të drejtën, me aq sa kemi vënë re ka fansat më të "çmendur" mes të gjithë këngëtarëve shqiptarë.

Së fundmi, këngëtarja seksi ishte në Tiranë, për shkak se mori pjesë në spektaklin "Këngët e Shekullit", pasi këndoi te "Nata amerikane". Në duetin me mamanë e re, Aurela Gaçe, ajo ndezi skenën me këngën "River Deep montain high".
(vipat.info)

Një Fanse Impresionon Gentën