>
BIOSHQIP

Kenga “Guximi” E Gentës Vidhet Nga Boshnjakët

05-02-2012
Kënga në duet me Dj Dalool pati një sukses të jashtëzakonshëm, u bë hit në shumë diskoteka dhe nuk kishte vend ku nuk dëgjohej kjo këngë. Genta e realizoi edhe me videoklip duke dashur të sprovojë veten në xhirime live gjatë klipit. Klikime të shumta, kënga i solli edhe oferta dhe koncerte të shumta, por edhe i'u huazua. Edhe këtë rradhë Genta është vënë në shenjëstër të këngëtarëve sllav, ku Bozznas dhe Dj SNS kanë realizuar këngën totalisht në versionin boshnjak duke e titulluar ‘'Samo ti, (Vetëm ti), që ka vetëm 3 javë nga editimi, por është pëlqyer shumë nga publiku atje duke pasur një numër të madh klikimesh në youtube. Genta këtë këngë e ka realizuar disa muaj më herët kurse këngëtarët boshnjak atë e kanë hedhur para disa jave në youtube, mund ta dëgjoni në këtë link http://www.youtube.com/watch?v=cqVKk-8ES-8. Ky është një tjetër huazim që po bëhet nga të huajt pasi pëlqejnë shumë melodinë shqipe, kurse edhe Genta disa herë është akuzuar se po huazon hite nga shtete të ndryshme shkruan editorial.
(vipat.info)

Kenga “Guximi” E Gentës Vidhet Nga Boshnjakët