>
BIOSHQIP

Genta Ismajli, Mbretereshe Ne Facebook

20-02-2012
Ne faqen tone teksteshqip.com, ne votimin e javes per kengetaren me te pelqyer per vitin 2012, Dafina Zeqiri fitoi me nje diference shume te vogel votash ndaj Genta Ismajlit. Por duket se ne Facebook gjerat funksionojne ndryshe. Ne bote, lufta se cila nga artistet me fame boterore ka me shume fansa ne rrjetin social Facebook eshte shume e ashper. Vetem pak kohe me pare fituese u shpall Rihanna, e cila ishte ne nje lufte te ashper me Lady Gaga, te pozicionuar ne vendin e dyte. Edhe ne, kohe me pare beme nje kontroll te shpejte neper Facebook dhe ne fund realizuam nje hit parade te 10 kengetareve shqiptare qe kishin me shume fansa ne faqet e tyre ne Facebook, ku ne vend te pare u pozicionua mbreteresha Adelina Ismajli. Por edhe pse nuk ka kaluar shume kohe, zbulojme se Adelina nuk eshte me ne krye te ketij klasifikimi virtual, duke zbritur ne vend te dyte, per t'i lene vendin nje tjeter Ismajli, kete here me emrin Genta. Na beri pershtypje teksa pame qe Genta ka plot 350,958 fansa ne faqen e saj ne Facebook, mbi 100 mije me shume sesa Adelina, e cila ka mbetur ne kuoten e 234,633 fansave. Per te qene te sinqerte u habitem pak, pasi deri sot Adelina eshte konsideruar artistja me e dashur dhe me e pelqyer ne trojet shqipfolese, edhe me gjere madje, por faktet jane fakte dhe per momentin ajo qe ka pushtuar rrjetin social me te madh Facebook, eshte pikerisht kengetarja Genta Ismajli.
(gazeta paloma)

Genta Ismajli, Mbretereshe Ne Facebook