>
LETERSISHQIP

Te Dua. Lamtumire !

Petale trendafili e vyshkur pa te drejt
si qelq i thyer, i bere cop cop
hedh hapin drejt teje, te te gjej o jet
te gjej vendin tim ku ndodhem ne bot

pa ty e dashur seshte si me par
dita dhe nata jane i njejti nocion
te gjalle, te vdekur te futur ne te njejtin varr
e bukura nga e shemtuara aspak sndyshon

madje as stinet s'eshte se ndryshuan
nga dimer beri dimer i ftohte i acarte
mirekuptuesit me njeri-tjetrin asnjeher su kuptuan
na ishte 'nje her e nje kohe' epoka e arte

ne trenin kohor vazhdoj udhetimin
rri e mendoj per kohen e vjeter
me puth aq embel, te dashuroj marr guximin
shpresa vdes e fundit, shpresoj ne boten tjeter

te ndertojme se bashku ate qe se perfunduam
ta poshterojme vetmine, te bejme sehir
a mundet valle te kete fjale me vrastare
te dua pa fund, me pas lamtumire

me partnere te rinj do ecim krah per krah
do shtiremi sikur jane, e gjith bota jone
ne vendet e dashurise ku qendronim me par
do ngrihet perkujtimorja e lumturise sone

tingulli melankolik pak e nga pak shuhet
si drita e shpreses, sa vjen e venitet
brezave pasardhes do ua le amanet
si dite te shenjte daten kur ti linde

ti ike ashtu si zogjte shtegtare
fluturove larg ne boten e lire
per drejq mu kujtua takimi jon i pare
te pres ne boten tjeter keshtu qe lamtumire

DËRGOI: