>
LETERSISHQIP

Materialiste Dashurie

Ti ike, më per të mos u kthyer
e vdekur mes të gjallëve, rrugën vazhdon
braktise gjënë tonë më të vyer
në kërkim të suksesit pa dashuri jeton

hedh hapat drejt honit të vetmuar
larg nga sytë e mi, përtej lumturisë
fatkeqsi përben shpirti lakmuar
gëzim nuk ka pa flatrat e dashurisë.

Ecën nxitimthi, kokën pas se kthen
gjithcka ka një cmim, zemrën e shet
thesarin që kerkon asnjeher se gjen
lumturia venitet kur ëndrrën e vret

ishe vetë jeta, kuptimi i saj
shiko si u shndërrove, ckishe ti vall?
Me shpirt rënkues, të mbytur në vaj
harenë e përzure, e dergove në djall

me zemër të shitur, mendon pasuri
qënie babëzitur, në ndjenja e vrar
kapitalin e quan, e thërret dashuri
bareshë fatkeqsish, ti materialiste e marr.