>
BIOSHQIP

Gentian Gojani Sjell Së Shpejti Një Album Live

26-01-2013
Gentian Gojani së bashku me orkestrën e tij "Akord" janë duke punuar në albumin e ri, i cili shumë shpejt do të jetë në duar të adhuruesve. Sipas Gentianit albumi do ti përmbajë katërmbëdhjetë këngë të cilat do të ripërpunohen nga orkestra. “Të 14 këngët janë të dëgjuara por ne do ti sjellim në version më ndryshe, të ripërpunuara nga ‘Akordi’ ynë. Këngët do të jenë më ritmike dhe besoj se do të pëlqehen në publik”, ka thënë ai për “Zëri”. Gentiani pas lansimit të albumit, për adhuruesit e tij do të sjellë edhe një videoklip të ri.
(Zëri)

Gentian Gojani Sjell Së Shpejti Një Album Live