Më mbaj mend (për 1 muaj)


Tema: Poezi Për Gëzim

Kenge Dashurie

Nje kengetar i harruar
eshte ulur ne ballkon
kendon me kitare
kengen ashiqare

fillon nga nje stofe
dhe keshtu vazhdon
teli i shtrenguar
sa bukur tingellon


kengen e tij
askush se ka ndegjuar
eshte hera pare
dashurise duke i kenduar

ashiqarja ime dashur
sa shume une te dua
falmi dy syt e bukur
dhe ato buzet e tua


kohen smund ta kthej
por mundem te kthej ty
kendon kengetari
me plot dashuri

deri tek fundi i kenges
keshtu ai vazhdon
dashuris se vjeter.
ai i kendon

- poezi nga Gentinikqi


- Poezia u dërgua nga Gentinikqi -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.2 / Votuan:  23

Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet
Duke u ngarkuar... Prisni ju lutem
Shiko të gjitha komentet