>
BIOSHQIP
Biografia
Gentrit Sopjani i njohur si artist me pseudonimin Gentius, u lind më 9 Prill 2000, ne qytetin e Prishtinës, por eshte me origjine nga Fan, Mirditë.
Pasionin për muzikën e kishte qysh në fëmijëri, e veçanërishtë për muzikën Hip-Hop.
Projektin e parë profesional të quajtur "Krejt e Kalli" e publikoi në vitin 2011 si 11 vjeçar me emrin artistik "Kinezi", ku asokohe arriti rreth 200 mijë klikime vetëm ne platformën Youtube. Në vitin 2018, Gentius publikon albumin "Trill".

Në vitin 2020 u rikthye në muzikë me emër te ri artistik si "Gentius" dhe me 1 Gusht 2020 publikoi mixtape-in e tij të parë të quajtur "All Kids Are Depressed" i cili permban 11 këngë dhe deri sot numëron më shumë se 800 mijë klikime si projekt në të gjitha platformat.

Në dhjetor të vitit 2020 publikoi edhe një EP (mini-album) të quajtur "Trapstar" i cili permban 5 këngë dhe numëron rreth 60 mijë klikime në të gjitha platformat deri më sot.
Gentius shquhet per trajtimin e tematikave të veçanta përmes muzikës së tij,si atyre rreth gjendjës emocionale jo të mire,shëndetit mendor,temave të ndryshme sociale dhe raporteve të brishta dhe melankolike të çifteve në dashuri.
Çka ia vlen të ceket te Gentius është se gjithmonë kur i është çasur muzikës, është munduar të i përfaqësojë shumicën, që shumë ndjejnë e s’mund të shprehën. Për këtë arsye kryesisht është përfaqësues i të rinjëve në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, ngase tërësisht temat që i skalit janë të lidhura me tragjedi shpirtërore, vuajtje e mprehtë, trishtim, dhembshuri, turbullira, revoltë. S’e trajton jetën në nje menyrë të persosur por si ballafaqim me shpirtin e tij.

I perkund synimet me iluzione, ku njëkohësisht shpalosen versionet më të mira, t’brumosura si këshilla dhe ju shërben dëgjuesëve si udhërrëfyes.

Më datë 15 Dhjetor 2021, Gentius publikon videoklipin "Skom!".