>
LETERSISHQIP

Mend E Tija

Çohu djalë më sill koburën,
Më thellë sobës shtyja urën,
Sillëm tepsinë o djalë aga,
Dua mish si pasha.

Bab koburen ta sjell unë,
Edhe sobës ia shtyj drunë,
Ama mishin ku me e gjet?
Shtëpia jonë s'ka as bereqet!

Çohu or burrë se mora hun,
E t'i numëroj mirë brinjtë un,
Kur komshiu si gomar punonte,
Zotëria jote pinte raki e këndonte.

Grua, burrë më t'mirë ti s'ke ku gjen,
S'jam gomar unë e as qen,
E marrë pushkën dhe çaj malet,
S'e njoh frikën, as kanalet.

Lëre nënë t'i dali pija,
Me këtë burrë s'bëhet shtëpia,
Le të flejë tek avllia,
Që t'i vijnë mend e tija.