>
LETERSISHQIP

Hija E Qerpikut

Pasthirrma, kur gjumi eshte tretur,
Mes zgjimesh, pa kufi kete nate!
Ku hija e qerpikut ka mbetur,
Larg syrit, ne rrugen e gjate...

Buzeqeshja eshte bere e mermerte,
Ka ngrire, ne ftohtesine e buzeve, diku.
Atje ku thellesia e syve te blerte,
Nuk eshte ne shkelqimin e syve te tu!

Ne trup jane shfaqur mornicat e para,
Ne zemren e thinjur nga pritja.
Mornica, ku emocionet e vrara,
Bien perdhe, e kane frike nga ngritja...

Truri i eshte falur harreses,
S'mendon, i ndryshkur, pa jete!
Ka humbur forcen e rendeses,
Si nje kenete, ka shteruar idete...!