>
BIOSHQIP

Gerta Heta, Moderatore E Një Programi Të Veçantë Muzikor

12-09-2012
Pas dy vitesh martese ne dimrin e 2010, Gerta Heta rikthehet ne ekran, tashme me statusin e mamase. Luna, vajza e saj nga martesa me futbollistin kroat Matko Djarmati, ishte femija qe pati fatin te ishte deshmitare ne ceremonine e dasmes se tyre te dyte, qe organizuan ne Kroaci. Tashme qe jeta e saj ka ndryshuar, le te shohim sesa ka ndryshuar vete Gerta, ndersa do te shfaqet ne ekran me nje program muzikor te tipit dokumentar ne "AS", ku do te shkele ne territore te panjohura muzikore.

Gerta Heta, riktheheni pas disa vitesh ne ekran si moderatore e nje programi te mirefillte muzikor me autoresine e kompozitorit Genti Lako. Cila do te jete risia per te terhequr vemendjen e publikut?
- Do jete nje emision me prezantime te thjeshta videoklipesh, apo gossip per kengetaret, por do shkojme me ne thellesi, duke u marre me historikun e zhanreve te ndryshme muzikore, duke e shnderruar kete cikel emisionesh ne nje gjysmedokumentar muzike.

Ky program ne "AS" do te transmetohet ne te njejtin orar me "Top Select" ne "TCH" dhe "Promozone" ne "TV Klan". Me eksperiencen qe ke, si do ta kishe pershkruar kete rikthim tendin me ze e figure?
-Me pelqen te jem modeste e t'ia le shikuesit ta beje vleresimin per kete rikthim timin me ze e figure, ndersa jam shume optimiste per bashkepunimin e ri me "AS", ku nuk mungon deshira per te provuar dicka te re, e vecanerisht me Genti Lakon, i cili e ka shume perzemer kete emision te titulluar "Music territory". Une besoj qe gjerat qe behen me dashuri nxjerrin rezultate optimale.

Nje nga rubrikat e ketij programi do te jete sekreti i realizimit te kengeve ne nje studio muzikore, nisur edhe nga eksperienca personale e Lakos. Cili ishte qellimi i kesaj rubrike?
-Pasi e kemi konsumuar me Gentin, kemi rene dakord per kete rubrike. Sepse muzika, ashtu si dhe sporti, por edhe kinemaja, zene nje pjese te mire te argetimeve ne shoqerine tone. Ashtu sic jepen paskuintat pe kinemane, pra se si realizohet nje film, te njejtin interes duhet te kete per publikun te dije edhe si realizohet nje kenge nga ana teknike. Nese do te na ndjekin ne emisione te ndryshme, ne fund te sezonit, nese do keni qene te vemendshem, ju mund te provoni te realizoni teknikisht nje kenge ne shtepite tuaja edhe duke qene amatore, gjithmone duke folur per rrymat komerciale, si hip-hop, house etj. Pra, qellimi eshte per te shtuar interesin sidomos te te rinjve, te cilet jane te etur per te ditur si realizohet nje kenge.

Nderkohe qe statusi juaj tashme ka ndryshuar, jeni e martuar dhe nene. E kane ndryshuar keto te reja ne jeten tuaj kendveshtrimin per te bere karriere ne media?
-Kendveshtrimi im per median dhe karrieren eshte po i njejti, megjithate une mundohem te diferencoj jeten time personale nga ajo profesionale.

Pas gati dy vjet shkeputjeje dhe sjelljes ne jete te vajzes Luna, e nise kete vit me punen per nje kenge te re, si dhe nje projekt te ri radiofonik ne "Kiss FM". Cfare te nxiti t'i riktheheshit edhe ekranit?
-Ishte oferta e Gentit, atij i vajti ne mendje ekzistenca ime. Edhe une, duke e pare pasionin me te cilin ai fliste per kete emision, duke pare se donte te bente dicka ndryshe, pranova me shume kenaqesi.

Per sa i perket pamjes, dime qe keni shtuar 20 kg gjate shtatzenise. Si keni rene ne peshe, me diete, vrap apo palester?
-Nuk e kam arritur idealen, pasi nga keto 20 kg, 4 me kane ngelur, por duke pasur parasysh qe nuk po mbaj as diete e as nuk po shkoj ne palester, sepse kam demtuar meniskun, e bej vetem ecje tek liqeni kur shetis vajzen, them se nuk eshte keq. Tani me duhet te mbaj nje diete te vogel ne fakt, por nuk jam e sigurt nese do e bej, sepse i urrej dietat e kurre nuk kam mbajtur ndonje diete ne jeten time.

Jeta juaj ka ndryshuar kryekeput nga ajo kur ishit pa femije. Si po shkon martesa me bashkeshortin qe eshte i huaj dhe me profesion futbollist?
-Mrekullisht mire. Ndihem e plotesuar nga ky femije e nga im shoq, te cilet jane qendra e boshtit te jetes sime.

Do e kishe lene Shqiperine, ne qofte se Matko do ta kerkoje nje gje te tille?
-Nuk besoj se Matko do me vendose para nje vendimi te tille, pasi ai e di qe une jam e lidhur mire me kete vend ne karriere, por kurre nuk them kurre. Jetes nuk i dihet, per hir te familjes dhe mireqenies se saj gjithcka mund te ndodhe.
(klotilda harka/panorama plus)

Gerta Heta, Moderatore E Një Programi Të Veçantë Muzikor