>
BIOSHQIP
Biografia
I lindur ne Tirane ne 8 gusht 2001. Ges eshte nje këngetar, rreper, testshkrues e kantautor ne hapat e pare te karrieres se tij. Ka nje lidhje te gjere me artin pasi eshte aktivizuar edhe ne fushen e aktrimit e teatrit. Karakteristike pamja e tij e vecante dhe zeri i tij shume sensitiv dhe potent ne te njejten kohe. Ka marre pjese ne kompeticione si Tirana Art Fest, Top Talent dhe Kenga Magjike në kategorinë New Artist.

Ges Rabo talentin për këngën e ka zbuluar që në moshën 4-5 vjeçare dhe angazhimet e para artistike kanë qenë në koncertet dhe aktivitetet e shkollës. Në “Tirana Art Fest 2019” ishte fitues i çmimit “Vokali më i mirë mashkull”. Gjithashtu ka qenë pjesëmarrës edhe në kompeticione aktoriale dhe regjisoriale, ku ka fituar çmime si aktor dhe si regjisor. Ka realizuar disa këngë origjiniale, e fundit projekti “Meno” i shoqëruar edhe me videoklip dhe është performues në disa prej ambienteve të muzikës live në kryeqytet.

Më datë 16 Shtator 2022, Ges Rabo publikon videoklipin "Meno". Teksti i këngës u përgatit nga vetë Ges Rabo, teksa për arranzhimin u kujdes Stine. Produksioni audio u realizua nga Stine.

Në Shtator 2022, Dea Pasha merr pjesë në Kënga Magjike 2022 me këngën "I’m In Love", në bashkëpunim me Ges Rabo.

Më datë 30 Maj 2023, Ges Rabo publikon videoklipin "Limonad", në bashkëpunim me Itzdabi & Isertis.