>
BIOSHQIP

Ky është Destinacioni I Ri I Marinës Dhe Getit!

15-09-2015
Reperi Getoar Selimi dhe bukuroshja nga ekranet shqiptare Marina Vjollca edhe pse nuk duan të shfaqen së bashku ata mesa duket janë duke kaluar pushimet së bashku. E kjo më së miri vërehet nga fotot e dyshes të cilët vazhdimisht pozojnë vetë, Reperi Getoar Selimi edhe së fundmi ka nxjerr një foto në të cilën është shfaqur vetëm. Por të njëjtën gjë ka bërë edhe moderatorja Marina Vjollca. Sipas burimeve të Prive.al ata janë nisur drejt Republikës Domenikane, përkatësisht në Punta Cana. Pushimet në këtë vend do të jenë ideale pasi që atje nuk gëzojnë popullaritet edhe nuk janë nën vëzhgimin e medias. Ndërsa nisja drejt këtij destinacioni është bërë nga aeroporti i Tiranës ndërsa thuhet të jenë të shoqëruar nga Luana. Ndërsa pavarësisht gjitha thashethemeve çifti ende nuk kanë dalë me diçka publike rreth lidhjes së tyre. Pavarësisht që ata janë fotografuar disa herë së bashku.
(Indeksonline)

Ky është Destinacioni I Ri I Marinës Dhe Getit!