>
LETERSISHQIP

Mendim I Zbehtë

Nëpër arkivat e kujtesës
Po hulumtoja muzën e frymëzimit
E sotmja në karantinë
Dhe lufta me Covidin e zbehtë
Ç’t’i jap së nesërmes
Në fjalë e në varg

Hap dritaret e jetës
E shkuara e robërisë ma prangos mendimin
Malli i arratisë së udhëve
M’i shkretoj kullat e Atdheut
Kthimet janë zënë peng
E gardhiqet na i ka çelikosur Evropa

Masat e karantinës
Na mbajnë peng nënqiellit të shpuar alpik
Së nesërmes askush s’ia di fundin
Harroj kthimet në Atdhe
E çfarë t’i jap fjalës
Pos helmit pandemik të Covidit