>
LETERSISHQIP

Afër Një Blete Punëtore

Një shtëpize gjashtëkëndshe i ndërtonë ëndrrat
Me qumështin e vjelë nga natyra
Për ti ushqyer frutet e të nesërmes

Për qudi
Asnjëra si bëjnë hile amës

Pika pika e shtrydhin ajkën e shpirtit
Duke shpenzuar ditët e veta nga jeta
Dhe duke e vjelë qmështin e eshtrave

E zell e ç`punë pa i bërë hile lodhjes
As sehirë pritjes mbi flatrat e njëra tjetrës
Zelli i tyre pasqyrë e punës për jetën

S`ndalet bleta punëtore tek e mbledhë mjaltin e së nesërmes
As s`brengoset për botën parazite, që i sillet përrreth
Ajo i jep mësim se si punohet për jetën

E maje gjithpëre i thur ëndrrat e së nesërmes
Me to i zen lulet dhe polenin e tyre
Tek vrapojnë gjëllimit për jetë

Le të jetë mësim puna e sajë
Për dritën e të nesërmes