TEKSTESHQIP

Gëzim Nika
Liridona (Nusja E Murosur)
Lyrics

teskti: Hamit Aliaj

Ku rrjedh Drini nën një urë
Kem murosë një nuse n'gur
E ruen urën t'mos rrëzohet,
E ruen Drinin t'mos shterrohet
Njëra dorë mbi djep të fmisë,
Tjetra lidh plagtë e lirisë,
Prej Urës Shenjtë,nusja e re
Përkund djepin n'gjith Atdhe

Refreni:
Mos e shkel barbar at'urë
Se kem nusen n'ata gurë
Ajo është motër e jona
E ka emrin Liridona!

Ku rrjedh Drini e ku rrjedh Buna
Ka pa toka shumë furtuna,
Po s'u rrzuen kalatë,as urat
Prej çdo guri lindin burrat
Pikon qumësht, guri i bardhë
Aty pijnë brezat me radhë,
Shqip flet guri n'vend të vet
Tash trimijë e më shumë vjet

Refreni:
Mos e shkel,barbar at'urë
Se kem nusen n'ata gurë,
Ajo është motër e jona
E ka emrin Liridona!

1988

DËRGOI: