>
LETERSISHQIP

Fazë

Ec e ec
kam rigjetur kujtimin
pusin e dashurisë.
Pasqyruar në syrin
e njëmijë e një netëve
kam pushuar.
Në kopshtet e braktisura
ajo afrohej në bregun e dashurisë
e brishtë si një pëllumb.
Në afshin e ngrohtë
të mesditës së zalisur
kam mbledhur portokalle e jaseminë plot aromë.