TEKSTESHQIP
Gjeniu I Vogel 7
Edicioni i shtatë i talent show-t për fëmijë në TV Klan, “Gjeniu i Vogël” ka një fitues. Pas 14 netësh konkurim, spektakli i talenteve të vegjël ka nxjerrë fituese Marjana Begu, vajzën nga Shkodra.

Mbrëmja finale, si gjithmonë në drejtimin e shkëlqyer të Klea Hutës, ngjiti në skenë 11 konkurentë finalistë. Pas performancave të para, juria përzgjodhi katër më të mirët, që u përballën me njëri – tjetrin në sfida të drejtpërdrejta.

Klesta, Argisa dhe Marjana ishin treshja e fundit në garë dhe anëtarët e jurisë votuan për të preferuarën e tyre. Adi, Vikena dhe Jehona votuan përkatësisht për Argisën, Marjanën dhe Klestën, ndërsa Pirro vendosi në fund t’i japë votën e tij Marjanës.

Momente emocionuese kanë përfshirë Pirro Çakon, i cili mes lotësh, i dorëzoi trofeun zërit më të mirë të këtij edicioni, Marjana Begu.

Edicioni i këtij viti përmbysi çdo formule skualifikimi për shkak të talenteve të shumtë, ndaj edhe finalja e sotme, si në asnjë edicion tjetër, ngjiti në skenë 11 konkurrentë. Gara mes fëmijëve kaloi nëpër disa sfida, derisa në fund mbeti treshja Argisa, Klesta dhe Marjana.
Image 171412
Image 171413
  • Gjeniu I Vogel 7
  • Viti: 2016
  • 05/03/2016 - 11/06/2016
  • Studiot E TV Klan, Tiranë
  • Prezantuesit: Klea Huta
  • TV: TV Klan
  • Radio: Radio Klan