>
LETERSISHQIP

I Dbuemi

Lamtumirë!-vendet e mija,
Qe, po zhduken dalë-kadalë;
Gjimon deti, ushton duhija,
Lkundet barka valë mbi valë.
Kah njai diell, qi asht tue flakue
Andaj fill un tash do t'veta...
Lamtumirë!atdhe i bekue!
Lamtumirë!Për sa tjet jeta!
Nesër nade kur mbi ne
Rrezja diellit ka me ra,
Kush e din sa ujë e dhe
Mue prej teje ka me m'da!
E por n'pvetsha ret' mizore,
e por n'pvetsha zogjt e detit;
Se peër ty, moj tokë arbnore,
S'ka me m'folë ma mue t'shkretit...
Tjera fushë e tjera zalle
Kam me pa, e tjera dete:
Kam me ndie, po, tjera valle,
Tjera gjuhë, n'tjera qytete;
Vendin tem, por s'kam me pa,
Ku kam le e jam burrnue;
Syt e mi edhe kamë me kja,
Pa u gjetë kush qi me i ngushllue.
Pa kend temin, posë nji zotit,
Tue shkretue për dhe të huej,
Kanë me m'shkue mue ditt e motit
Sha e perbuzun prej gjithkuej.
Kam me pas shkretin'per voter,
E për shrojë të ndeztë ranë;
Kam me pasë, ulkojnë moter,
Kam me pasë, ehu !tigren nanë...
Nana e mbetne për se gjallit
Ka me m'kja, kush edi, ndo'i dite,
Dersa motka, dekun mallit,
Kot ndo'i herë mue ka me m'pritë
Ka me i njehë, po, krushqit, e mjera,
Me i pru nanës n'shpi nji re:
Por i vllaj, kushdi, m'atë hera
Ka me u kalbun për nën dhe!
E njai dhe-ehu!kob prej qiellit!-
S'ka me kenë, jo dheu i t'parvet
Ku ma bukur qiella kthihet,
Ku ma ambël n'gjuhë t'shqyptarvet
Para Hyjt naltohet lutja,
E ku besa asht e shejtueme
E ku zemrat s'dijn shka asht tuta,
E ku bjeshkët janë të madhnueshme.
Oh!ju bjeshkët e Shqyptaris'!
E ku rriten djelm si zana!
Un ju kurr s'kam me u harrue,
Kahdo t'm'jet gjykue me u endë:
Dersa t'muj me ligjirue,
Ju gjithmon kam me u permendë!
E ato halë e qipariza
Kam me i pasë nder mend gjitmonë,
E ato stane e njato mriza:
E ato berre e ato kumbonë...
Por, oh vaj!Malet e mija,
qe, po zhduken dalë-kadalë:
Gjimon deti, ushton duhija,
Lkundet barka valë mbi valë.
Lamtumirë, pra, bjeshkë e malë!
E ju shkrepa edhe ju curra;
E ju breshta e ju gjeth hale,
E ju prroje e ju gurra!
Lamtumirë, ju mriza e stana!
Lamtumirë, kumbona e berr'e!
Lamtumirë, ju fusha t'gjana,
Ju livadhe, ene ju djerre.
Lamtumirë ti shpija e t'parvet,
Ku ma s'parit m'agoi drita
E ku strehë u dhanÇè shtektarvet
Miqt e babes edhe ku i prita
Lamtumirë, carani m'votër.
Lamtumirë ju armët e shkreta!
Lamtumirë!ti nanë e moter!
Lamtumirë, për sa t'jet jeta!...
O shtektar, m'nji nji vorr të ri.
N'has ndo'i herë ti tue ndjekë shtekun,
T'Çilun n'ranë ndo'i shkreti,
Aty vet kam me kenë dekun.
Nji kryq drunit, t'kjofsha true,
Ziere e venma permbi krye,
E, nemose, ti për mue
Lutju Hyjt' për shka t'kem fye.