>
LETERSISHQIP

Nakdomoncipedja (Pjesa Parë)

Ti me gjasë,Nakdo Monici
S'din si hecën n'ketë jetë "cicmici"
Qysh se ty mund ta hajë palla
Se po kape m'breg me prralla:
Due me thane,tue vu mbi letra,
Se Ç'ka ndodhë nder kohë të vjetra,
Kinse t'njohë fare e shqyptarvet
Si pat kenë besa e të Parvet!
Eh!zotni,t'ngjatet Zoti jeten!
Pa shikjoe 'i herë kuletën,
E ajo ty ka me t'kallxue
Se shka t'zit ti ke fitue
Me njatë t'bukrën histori
Qi ke shkrue për Shqypni:
Gjen idhnim pa fe nevoje,
E ndo'i borxh edhe shtypshkroje?...
Sod n'Shqypni,more lum miku;
Historia asht meteliku:
Pse per tjeter per ketë besë,
VeÇse i qet ti za vall kresë,
VeÇ se i lanë ti krye t'gomarit,
Tu u mundue për fis t'shqyptarit,
Paj shqyptarët,si jen tue pa ,
Sod me sod s'janë tu pasë nga
Me u hetue me shkrimet tona,
T'cillat s'pjellin napoljona,
As nuk bahen,besa,shkallë
Për mu njitë ku bahet pallë:
Punët qi lypen nder ne,
Per me u rrekun për atdhe.
Ktu,zotni,t'ngjatët Zoti jetën!
Për pa e luejtë pak gja kuletën,
S'qilet shtek as bahët rangë
Pse e kanë xanë shqyptarët atë kangë;
HAJA QENIT - PIJA QENIT
EDHE BJER KARA DUZENIT!...
Prandej sod letrarët e shkretë
Poshtë-n'fund t'unve i lanë për shtetë,
M'i grusht miza në kuletë
e,hae i keq,kurrkush s'i pvet
As për osh!-As për balosh!
Kush pat kenun ai Alligheri?
E pra n'shekull,thonë i mjeri
E pat punën rrokupujë,
Tu'u rrupatun n'pë dhe t'huejë
Me Divinen Komedi
Si Per Curri nper Mal t'Zi:
Jo ma na qi i shkojm per nget
Sa prej Vraket der n'Shkorret!...
E ma teper jem Shqyptarë,
Qi,për t'urtë e për letrar,
Kurr n'Shqypni s'mund t'Çojmë kandarè.
Po e sheh vetë,zotni ,se kokrra
Nuk mund t'lidhim veq me dokrra;
(Dokrra thirren kah Sqypnia
Dija,kanga e historia)...
Se me shkrime-sterhollime
S'mund t'ia mbushë mendjen kujë,
Veq kot qesin petlla n'ujë...
Po,atu e din,morr t'u ngjatet jeta!
Përse libr edhe gazeta,
E pse istore-e kanga arbnore
Sod me sod nder zogj t'shqyptarit
S'janë tue pasun kurfar zarit
N'mos e dijsh, due me t'kallxue,
Por n'paq ngae ti m'ndigjue,
Zoti i lumë për njerzit mbarë,
Tue xan fill m'baben e parë,
E der m't'mramin-rend e rend,
Veq treqind derhema mend
Se ma teper s'u pat da.
Me kaq mend,tash ,more vlla,
A mund t'mushen sa e sa koka
Qi per randë,i ka toka.