Burrnija

N'ate Uldiz tue thirre Jacia
zbret te dera Kapixhia
Kapixhia i Abdul Hamidit
per m'ia vu shulin deres s'zidit
pse pose n'han, po isht' pune e prapte
me ndeje dera naten hapte
Kur, pa prite, qe shi m'atehera
nji shtektar ia behe ke dera
nji shtektar me rryp shtrengue
shpervjele tirqit der' ne gju
lage e ndrage e djerset tue i shku
rruge te larget kisht ' marr i shkreti!
Edhe lype me hy ke mbreti
Po, kush je, more ti djale?
Kapixhia po i nep fjale
se ketu po isht' puna me dere...
e s'muj mbrene kedo me shpjere
jo qi mbrende edhe me t'shti
se del prap, dorezane, s'mund t'hi
Se kush jam, pse m'pevete nuk ke
se une vec hije baj mbi dhe
zen shtektari i ngrate tue fsha
se un kam kene e nuk jame ma
kam kene motit n'nam e n'za
kam pase toke e kam pas gji
kam pas dhen e kam pas dhi
kam pase plemet me tagji
si ma miri n' rrokulli.
Ofshe! sot, por pose gjithkuje
un kam ngele nen zgjedhe te hueje
a ma i keqi ndeje n'kryet t' vendit
ma ban gjyqin jashte kuvendit
m'i merr toket, ai, qi m' la baba,
edhe mue m'mban mish per krraba
n'dac per t'zi ' a n'dac per t'pjeke
gjithsi atij t'vije tue iu teke...
Prandej ketu, pashe t ' madhin Zot!
mos me rrek me fjale ti kot;
pse edhe ngae me u talle nuk kam.
E pse e zeza kuje nuk jam,
vec se n'kjosha e zeza vetit...
m'prije m'qit, po, para mbretit
se mue Shkodra me ka cue,
per nji dert un m'ia dertue:
per nji dert e ' i kob te zi
qi i ka ra s'mjeres Shqipni
qyshe se i ka dreqent kojshi
edhe ngrohe gjarpnin ne gji...
Kapixhia edhe i ka pri
Fille te Mbreti ate e ka shti.
Kur ka dale trimi ke Mbreti
lage e ndrage, si isht' ken i shkreti
m'te dy gjunjet aty ai ka ra
edhe keshtu ka nise me kja:
per jete tande, lala Mbret
a ti mbahe mbret n ' Shqipni
apo Mbret asht Knjazi Nikolla
qi i ka mbledhe cubat Cetine
e u ka pri ktej kah shqipni
edhe marre e ka Vraninen
ka marre Zete e Podgorice
na ka thye atje n' Kernice
ku, mos t'kenke ajo Mirdita
qi m'ia ndalun aty hovin
ai zanate pushkes qi e ka
edhe n'Shkoder pat me t'hi
me i ba krajl ai mbi Shqipni
perse Shkodra, t' u ngjatet jeta!
po ishte kryet e Shqiptarise.
Per jeten tande, lal Mbret
a hiq dore ti prej shqipniet
ase ndryshe coe nji ushtri
qi t'i bjere Malit te Zi;
se keshtu gjalle ma nuk u rrueka!

Ka ndeje Mbreti edhe e ka ndie
e ka ndie edhe asht idhnue;
con e therret qate Dervish Pashen
pa ndigjo. ti Dervish pashe
ka ardhe puna tue u trashe
tu' u trashe e tu ' i perzi
pse qaj Knjazi i Malit t' Zi
ka cue n' kambe, po thone, nji ushtri
edhe dale ka ne Shqipni
ka marre Zete e Podgorice
me Vranine e me Kernice
edhe n'Shkoder do me ra
per m'e ba tane vendin Shkja
m'e ba Shkja Shkodren mizore!
Peshtjelli bashke peseqind tabore
edhe del n'ate Cernagore
e ma ban Knjazin terbjet
qi Shqiptaret ka zane e i nget
e s'po i len, jo, me gjallisun
n'bjeshke e n'verri ai tu ' u vardisun.
Mori e mjera Shqiptari
ai t' shkoi moti gjithmone i zi
si t' shkoi moti tue kja!
Vjete per vjete ti n'gjak tu'u la
vjete per vjete e muej per muej
here n'gjak tand, here n'gjak te huej
pa t'u nderrue kurrkund nenshtrasha!
Qe, ky Pasha, Dervish Pasha
t 'rrebte nji ushtri ne kambe ka cue
e nper ty do' me u pershkue
per me u ndeshe me Karadak...
per me t'la edhe ' i here me gjak.
po a njimend, thue, se Dervishi
kete ushtri nen arme e grishi
per me ardhe me t' dale zot ty.
edhe hekrat me t' shperthy
qi dermishe t' kane kambe e dur'
e t'mbajne rob tash s'dijne se kur?
Jo,,o ' e shkrete! Dervishi s'lot
per me ardhe me t'dale ty zot
e per ty me Shkje me u vra
se ai zanate lirine s'e ka
se prej si, kahdo ka ra,
kush s'ka kendue, vec se ka kja.
Por ai vjen perse Stambolla
s'do' vete, po, edhe mbas sotit
me t' mbajte rob ajo si motit
e, tue t'ndryshun per ne themer
me t 'ngule shishin ma kethelle n'zemer
edhe gjakun me ta pi
me ta shkimbe jeten unji
e me t'lane m'u kalbe mbi dhe...
Po ti djelmte, Shqipni, kur i ke?
Kur i ke djelmte qi sot per ty
m'arme me u cue edhe me mesy
me mesy m'arme, po, t'prujte animikun
e, pa dhimbe, nparzme celikun
me ia rrase, e Knjaz Nikolles
me i diftue edhe Stambolles
se shqiptari a zot i vetit
se s'i shtrohet Shkjaut as Mbretit?...
Ah, po! Djelmte, qi ti ke rritun
ata mohit ty t'kane ra
edhe vetit i kane ngjitun
njani Turk e tjetri Shkja
dikush Grek, dikush Zejbek
e kurdo qi u ka qillue
keta per ty, jo s'kane qillue
por per Mbret e oer Turqi
por per Serb e per Greqi
ai, ta mbaja Turkun n'Shqipni
ky, ta ba vendin Serbi
tjetri Grekun ta bie n'shpi
edhe shite ty t'kane per pare
t'kane ra mohit per timare
per qifleqe e per beglleqe
si t'kish ' kene nji grue hore
e jo nane e zoje kunore
zoja e Gjergj Kastriota
qi sa t ' enden stine e mora
me e nderue ka rrotull bota

E prandej tash gjate e okolla
t'bijne Dervisha e t'bijne Nikolla
e ta lajne trupin me gjak
e ta zane shpirtin ty njak
si, mo, Zot, ma keq per ty
se c'ke prite me pa me sy
se c'ke prite me sy me pa
me t' poshtnue ty Turk e Shkja
porsi t'ish 'nane e pa djale!
Ketu, Shqiptare, ndigjonje ' i fjale
a me hjeke sot meni e rese
zemer t'keqe e cdo ngatrrese
edhe t' forte m'e lidhe nji bese
t'forte m'e lidhe nji bese te Zotit
si Shqiptaret qi i lidhshin motit
se nuk shiteni nder t'hueje
ase ndryshej Shqiptaria
ka me hupe, e Perendia
po, ta dini, ka me u vra
tue u leshue t' gjitheve ne Shkja
perse dita ka me ardhe
diku e zeze e diku e bardhe
n't' cilen Shkjau Turkut i bjen
edhe Shkjau Turkun e then
e e ngarmon ai jashte Europet
me gjak tone, qi rrin e ngopet
tashe peseqind e disa vjet
pra, ate dite Shkjau, po bami e u gjet
t'dame e n'mjet vetit, ju Shqiptareve
a pa zelle per gjuhe te Pareve
pa dashteni per Atdhe t' uej
per kete bese, ai do t'u shuej
porsi shuhet krypa n'uje
perse a trim a dhimbe nuk ka
per kedo qi nuk asht Shkja
jo qi i ka per t'marre do uha...
E mos pritni se vjen Mbreti
se vjen Krajli a vjen Dauleti
me iu peshtye prej thonjve t'ti
pse, si thome na ketu n'Shqipni
shka ta haje ujku nji here
s'e xen gjarpni kurrnjihere...
S'jane, jo t'huejte qi e peshtojne Shqipnine
qi ia bien vendit lirine
jane Shqiptaret e kurrkush tjeter
mbanje n'mend, pse asht fjale e vjeter
e una prandej po e ve ketu ne leter
qi, po kje se hupe Shqipnia
per faj t' uej, kur t'rriten femi'a
e t'ujte nipa : n'kje se gjalle
ua len Shkjau ndonje per malle
e kete fjale n"Lahute t'Malsise
ta kendojne, ne fryme t'dhnise
t'ua mallkojne shpirtin per s'dekuni
e t'u namin rroc e koc
perse asht dam, po, pasha Zotin!
n'zi Shqipnia m'e shkue motin
e me fsha ajo n'robeni
tue pase djelmte qi per trimeni
i permend n'fiset t'tana
ke bjen dielli e ke merr hana.
Hej, mo Zane! si t'duket ty?
A thue shoh une kurre me sy
se shqiptaret do t'bien m'nji fjale
Zot Atdheut keta per t'i dale?
se mbas flamurit kuq e zi
Gege e Toske, fushe e malsi
kane me dale ndo'i here n'ushtri
me derdhe gjakun per Shqipni?
Po, pse jo? Me kohe e pune
ku me endire e ku me dhune
gja pa u ba nuk jet n'kete shekull
keshtu qi' i here shka dihej mbrekull
dan mandej si t' ishte loje
Jo, po; dita do t'agoje
n't'cilen tok fisi i Shqiptarit
ka me u mbledhe, edhe barbarit
qi der' n' shpirte e ka poshtenue
me arme n'dore ka me i dhishmue
se ai per t' gjalle s'i shtrohet kuje
se rob s'rrin nen thember t ' hueje
por don kohe, moj zemer vale
qi Shqipnia m'veti t' dale
pse vjen moti per kadale.
Per nji dite bijne kerpudhat n'shi
por nuk mkambet jo, ' i Shqipni...
Pra keto fjale tash, ketu t'i lame,
E prape kanges t'ia zame
pse po ndihej ke atje kah Shkodra
fort po rreh trompeta e lodra
fort po ushton qai Rozafati
Dervish Pasha ke s'ia ngjati
edhe n'Shkoder ia ka behun
me psedhete taborre t' njehun
t'tane harape e Anadollake
per m'e ndeze Cetinen flake
m'e ndeze fkale, e m'e kalle
Knjaz Nikolllen m'e xane gjalle
edhe lidhe n'Stambolle m'e cue
m'e lane mbeshillun ne katue
ku rrin kali tingellue.
Heshtu, Zane, mos qesh me mue,
se merziteshem kam qillue!
Paj per t'gjalle s'lidhet Nikolla
se ai po i kisht' do djelm sokola
qi per Fe e liri t'Parit
qi per nder te Gospodarit
ndryshej s'bien, jo, n'fushe t'mejdanit
ndryshej s'rrajne m'asqer t 'Sulltanit
vec si krsuhku, qi shkon n'darsem
t'tane plumbat presin n'parsem.
Pse edhe ata e kane kanu
bese me Turk kurre mos me vu
mos me vu kurr bese as fe
me te por me u vra, me u pre
po duel ai ndo' i here m;ate dhe
Jo qi vete Knjazi i Cetines
po ishte trim, po, zogu i Shkines
e nuk lidhet per s'te gjallit
per me u mbeshtille te grazhdi i kalit.
Shka t'i bajme: anmik na e kemi
por te drejten do t'ia themi...
prandej vete kishem me thane
se edhe teper ka per t'kane
per Dervishin, n'mujte me dale
der' n' Cetines, ai rruges pa u ndale
perse asht mal Cetina e shkrete
duhet pune me u ngjite perpjete...
Po, po ; duhet, besa, pune,
per me i hi Cetines perdhune
pse qe Knjazi sa ka ndi'
se Dervishi erdh n'Shqipni
fjale ka cue Malit te Zi
n'lufte me dalun plak e i ri
n'lufte me dalun burre e grue
burrat mire nen arme shtrengue
grate me kemasa e me supara
me kosh n'shpine cikat e ngrata
per me i bartun buke ushtrise
per me i dalun zot lirise
kundra anmikut te lirise.
e pse rreth t'tane Karadaku
asht nji gjuhe, ' i feje e 'i gjaku
e nuk don vec qeverine
sa per t 'ngope me ar parine
por do' Atdhene e don lirine
don me shkue perdite ma para
per kah dija e punet e mbara
burre e grue ne kambe jane cue
edhe pritat i kane xane,
ashtu Knjazi si u ka thane
kane xane pritat ane e m'ane
burra, djelm e gra, e vasha.

Qe, edhe dynde asht Dervish pasha
me pesedhete taborre t'veta
edhe merr rrugen perpjeta
tue rrahe lodra e trompeta.
Da ushtrine e ka n'tri ceta
njanen leshon kah Podgorica
tjetren derdhe ai kah Kernica
merr te treten permbas vetit
gjate liqenit m'lundra t'mbretit
e si ata shkulmat e detit
qi, tue velue e tue shkembue
tue gjimue e tue ushtue
vijne plandosen per ani
here per balle e here per bri
tash tue e hjedhun, thue, nder re,
tash pingul neper kurrne
shul n' teposhte tue e karrani
thue n'avis duen me e perpi
shkrehe ai turrin per Mal t'Zi
n'Velecik e del n'Rumi.
Asht ndeze zhari mal e verri.
Kerset topi, rreh havani
ka marre gjame tane Ballkani.
Ah! kadale, bre Knjazi Nikolla
se ky a 'Mbreti e kjo a Stambolla
se me top e me "nizame"
t'djegun dhene, po, per nen kambe.
A me Turk deshte me u pre?
qe, tash Turkun tek e ke
del, del!rrugen me ia pre...
Por nuk dij si ke m'u da
n'pac vu sy me te m'u vra
perse asht trim, po, asqeri i ti,
si ma i miri nder krajlni,
kur t'kene krena qi me pri
te kete buke, barot te zi.
A nuk sheh? a ke verbue?
Dervish pasha c't'ka rrethue?
si n' menjene t'ka shtrengue
gjalle prej dore s'ke me i peshtue
pse edhe n'ty fort asht idhnue.
Se asht idhnue Pasha i stambolles
kish me thane Knjazi i Nikolles
s'po ia hang'rka kurrkund palla
pse, qe, atje, n'do karpa t'gjalla
rrethe e cark ai permbi Rjeke
t'tane ushtrine e ka perpjeke
ku dhane besen per me deke
per me deke e per me u shue
e Cetinen mos me e leshu'
per pa u ba gjaku der' n' gju.
Kane lidhe besen, po, n'mjet vedit
me ba pushke me asqer te Mbretit
edhe t'Paret mos me i koritun
qi, pa u lodhe e pa u topitun
kurdohere me Turk jane pre
per liri, po, edhe per fe.
mandej da i ka ceta-ceta
Rjekes tue i leshue malit perpjeta
ku s'ke vec curra e kacuba
per kacuba ka dy cuba
per gjith curraka dy burra
ka dy burra malazese
ngjedhun vezmet mire per brez
ngjite taganet ne sylah
idhte "novicat" peshtete per krah
synin xhixhe e vet'llat shllunge
neje-neje kryet si bunge
qi' i qind here me i ra supate
nuk ia hjek, jo, i ashkel t'thate
por t'tane mend e te tane di'e
per me u pra me Turk Azie...
Dervish pashes mandej con fjale:
"Byrme!" kur t'duesh, mundesh me dale
n'dac per mik, n'dac per anmik
se ma gati c'se kam le
s'e njoh vetin ne ket dhe
buke e mish, barot te zi
si zanate qi asht n'Mal te Zi.
Shkon Dervishi tue u shty
tue u shty e tue rrembye.
ka marre Zete e Podgorice
ka marre Viri edhe Kernice
edhe marre e ka Vraninen
Oso Kuka ku ka mbete
mandej mandej kambe ai ka theke
per me dalin neper Rjeke
e me u kapun te cetina
ku kisht' cerdhen gjeracina
ku kisht trollin Knjaz Nikolla
edhe trolin rreth e okolla
ma i shembe, me ia derrmue
mande pash n'dhe me ia gropue.
Por se shka, kur erdh me dale
neper Rjeke me kapun male
Madhi Zot, ty t'kjofshim fale!
se c'ka shkrehe aty potera
se c'asht ndezun lufta atehera
se shum gjaku edhe ka shkue
shum"nizami" ka sharrue!
Ka mbete gjindja pa u remue
me i grane shpezte e Karadakut
qi edhe leshojshin fort n'ere t'gjakut...
Masyni Turku me fuqi
priti Shkjau me trimeri
e ka ' u ndeshen me furi
si t'u ndesheshin flake e agzot
lum e lum per t'Madhin Zot!
t'ia dha vigma e t'ia dha ushtima
t'ia dha krizma e t'ia dha bubullima
t'nisi topi me gjimue
t'filloi pushka aty me velue
t'u perla Turku me Shkja
njani m'tjetrin t'u ndersy
shoq me shoq t'u kaperthy'
njani mesyni e tjetri shtyje
si dy dema balle per balle
qi atje n'djerr a n'ndonji zalle
kur bajne gjethet mriz prej xetit
kaperthye brynash n'mjet vetit
kakezue shpinen ba kular
shtangue bishtin strumbullar
dyndun poluhni re n'ajri
rrine t'u vra me t'madhe meni
der' t'i daje ndonji bari.
Dy here Turku u kap ne maje
du here Shkjau e leshoi nder zaje
tue shkrue sh[atin me harape.
Por kur s'tretit muer me u kape
e me dale prap n'maje t'malit
kur n'Mal t'Zi kje pika e djalit
i leshoi n'toke atehere "shejtanat"
edhe ue cue e xuer taganat
e si bisha tue lurue
fulikare n'Turk leshue
E t'ia nisen me i krekcue
ke me krye, po, e ke me koke
tue i leshue shyt dekun per toke.
Aty Turkun e leshou zemra
edhe vend s'i xu ma thembra
por u drodh e solli shpinen
e n'teposhte e muer rrepinen.
T'iu leshue Shkjau mbrapa per gjurme
e me vigme e t'madhe zhurme
vrap per vrap e turr tue e ndjeke
ke tue there, ke tue lane deke
e dermoi der' poshte ne Rjeke
ku prap sh'gjete i vehet n'shpine
edhe e debon e e qet n'Vranine.
Kur me sy ka pa dervishi
se Nikolla ushtrine ia prishi
fort nji here ai na sht idhnue
ka shkrepe kambet porsi i terbue
idhte "javrenin" ka qortue
por mandej zgjedh nji "allaj" t'ri
nder ma t'miret qi i kisht' n'ushtri
e ia qet Shkjaut mbrapa shpines
me ia pre rrugen Cenise
Vec Nikolla, i biri i Shkines
po kisht' kene nji biramel
qi ma n'Shkja shoqi s'i del
prande' e pa me kohe rrezikun
edhe u drodh e u vu ne t'hikun
mori malin thik perpjeta
tue u zhduke me ceta t'veta.
U zhduk Knjazi, e Dervish Pasha
ishte ngerthye ato vet'lla t'trasha
mori rugen per Cetine
Valle, a hin Pasha n'Cetine?...
Nuk e dij a hin n'Cetine
por n'Cetine e dis se s'rrin
dic po velon atje n'Berlin...

- poezi nga Gjergj Fishta


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.3 / Votuan:  55