Më mbaj mend (për 1 muaj)

Mbi Vorr T'anton Xanonit (1915)

Xanon, a vdiqe?A' imend se shi atehere
Kur Kisha e kombi n'Shqiptari t'mjerurme
Ndihmën tande me uzdajë ma te gjallë priten.
Ti i le këto zaje,e perbën cem t'një guri
Sot kalbesh n'vorr?!...Ty vllaznit e tu t'kanë pasë.

Pasqyrë jete: thalb zemre miqtë, dhe e bardha
Uzdajë e Atdheut,djemnia, diell të shkëlqyeshem
T'ka pasë, po ndër t'ashpra shtigje t'dijes
E ndër caktime t'megjeve t'urtisë.
Pse pra, me dekë?Pse kështu n'mjerim me i lëshue
E vllaznit e tu, e miqtë, e mban Atdheun
E ngratë, heu, keqas sot prej dhune shkelë?...
O vdekje e tmershme! O vdekje tri herë e shueme!
Sa e gjatë qenka kosa jote, e namuna...

Ah! po, se Shqiptaria,
derisa n'ndonjë gjak shqiptari t'gurugullojë,
Emnin s'ka me t'harrue; e ndër fatosa,
Që ravëz e Lirisë Atdheut ia çelën
Nëpër armë t'fesë e t'dijes, kan me t'njehë
E me t'u bindë evaritshme.

E kështu, derisa t'nderrohen stinët e motit
N'zemër t'shqiptarit ke me rrnue gjithherë.

- Poezi nga Gjergj Fishta



Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.5 / Votuan:  30

Komente 1