>
BIOSHQIP

Gjergj Leka: Boll Me Pseudo-Artistë Që Këndojnë Muzikë Të Vjedhur

04-02-2013
Te gjithe e kemi pare se ne muziken e lehte shqiptare, eshte krijuar nje hendek mes krijimtarise se kompozitoreve para viteve ’90, me kompozimet e mevonshme, deri ne ditet e sotme. Gjithmone e me shume po flitet per plagjiatura, si nga ana muzikore, ashtu edhe nga ana vizive, duket se sot na mungon shume origjinaliteti. Per kete teme dhe per ndikimet qe ka sot ne muzika shqiptare, kemi folur me kantautorin Gjergj Leka, i cili ne kete interviste te dhene, flet per demin e madh qe po i behet muzikes shqiptare sot, qofte edhe duke mos vleresuar ato vlera kulturore, qe kane mundur t’i mbijetojne kesaj “stuhie”.

Ju si kantautor prej shume vitesh, si e shikoni kengen shqiptare sot?

“Jasha Adelaida!…”, ky eshte edhe slogani qe ka “pushtuar”, jo vetem kengen shqiptare, por ne shumicen e lokaleve te nates nga ish-Blloku e deri ne fshatrat me te humbura, ne momentin kur kengetari afron mikrofonin dhe nga impianti 10.000 euro i lokalit, degjohet fjala “Jasha!”, si me magji te gjithe cohemi ne valle dhe hedhim pa meshire drejt orkestres edhe lekun e fundit te rroges… Dy rrokshi ”Jasha”, keshillohet te shoqerohet sidomos me avujt dehes te pijeve alkoolike. Ky mikrob i demokracise muzikore shqiptare, ka shtrire “metastazat” e tij, jo vetem ne lokalet e nates, por edhe ne skenat tona, gezimet familjare e deri tek koncertet e organizuara me rastin e fushates elektorale te shume deputeteve shqiptare. Te le gojehapur fakti, qe edhe shume prej talenteve shqiptare qe mbarojne Akademine e Arteve, i gjejme ne keto ambiente te “kultures dhe tradites” shqiptare, qe ngrohin zerin me vokaliza te cuditshme arabike perpara interpretimit te tyre, ose instrumentiste profesioniste, qe modifikojne tastierat super te shtrenjta elektronike, me tinguj pipezash qe duhet te jene te stonuar, deri ne nje cerek toni! Ju mendoni se eshte e thjeshte te punosh ne nje lokal tallava-je?! Absolutisht jo! Eshte luks i pak artisteve, qe per “meritat” e tyre, bene te mundur qe ne, populli “artdashes” shqiptar, te jemi ne krye te klasifikimeve boterore per vjedhjet muzikore, plagjiaturat e panumerta, te drejtat e munguara te autorit dhe eksodin e atyre artisteve, qe nuk e “kuptojne kohen moderne” te tallava-se!…

Ne te vertete, shpesh eshte folur edhe per plagjiature te kengeve te ndryshme, se fundmi u fol edhe per kengen fituese te festivalit ne RTSh….

…Edhe pse e imja, nuk eshte absolutisht sarkazem, fakti qe me detyron te flas ne gazete dhe jo ne pentagram, me shqeteson me shume se cdo gje tjeter. Cuditerisht, ky realitet i bastardimit te cdo vlere artistike e kombetare, pak shqeteson mediat dhe artistet shqiptare. Po keto media dhe artiste, qe denuan me aq ashpersi kengen fituese te Bledar Sejkos ne festivalin e 51-te ne R.T.SH. edhe pse vendimin duhet ta jepte nje komision profesionistesh dhe jo gazetaresh. Me shqeteson klima e krijuar perreth nje kenge te vetme, qe edhe po te ishte “gjykuar” si plagjiature, nuk mund te hedhe poshte punen e madhe dhe profesionale, qe keto dy vitet e fundit kane karakterizuar festivalin e kenges ne R.T.SH. Pikerisht kete festival, qe per vite me radhe e “damkosem” si te vjeter, ku artistet nuk merrnin pjese se nuk ishte “live”, ku mungonin emrat e kenges shqiptare, etj. Ama, e keni vene re se pikerisht keto dy vitet e fundit nuk eshte diskutuar kurre kenga fituese? Jo vetem kaq. Kenga e vjetshme u rendit ne vendin e peste ne Festivalin Evropian edhe pse shume prej jush, nuk e kishin menduar se do te ndodhte. Ne biseda te ndryshme me muzikante ose gazetare, kur lind spontane pyetja, c’po ndodh keshtu me kengen shqiptare? Shume here merr pergjigje te tilla si: ”ky eshte tregu”, ose me keq akoma “keto do populli””…Po kush treg, kush popull?! Po ky popull vazhdon te mbushe shume nga ambientet muzikore ku interpretohet muzika e vertete shqiptare, qofte ajo popullore tradicionale, si dhe muzika e lehte. Po ky popull, mbush sallat e festivaleve dhe sa per tregun shqiptar, te gjithe e dime qe ai “krijohet” pikerisht nga autoret dhe kengetaret, sepse institucionet kompetente te deritanishme, nuk kane luajtur asnje rol, perkundrazi, jane thjesht vezhgues te katastrofes muzikore qe po ndodh. Aq fuqishem ka filluar te perhapet emri “tallava”, sa edhe ne disa ambiente ku interpretohet kenga popullore shqiptare, sidomos ajo e veriut, shume nga pjesemarresit e ngaterrojne me kete pseudo rryme. Degjova me vemendje kengen e Bledar Sejkos, duke e krahasuar me kengen serbe, po qeshja, jo me “plagjiaturen” e diskutuar, por me faktin qe jam i sigurt, se grupi serb do ta kishte enderr qe nje kenge e tyre, te interpretohej aq ne menyre profesionale (ne fakt, ky grup nuk eshte shquar kurre per keto lloj realizimesh). Pastaj duke njohur qe ne rini Bledarin, fakti qe te “huazoje” nga nje grup serb, sidomos nga grupi ne fjale, ishte per mua cudia me e madhe, mos te them e pamundur, duke njohur shijet e tij muzikore! Mendoj qe me shqetesues, eshte fakti qe edhe nje figure super e vecante dhe fine si artisti Bledar Sejko, po “gozhdohet ne kryq” , me shume nga “kolege” te tij, qe muzikes shqiptare nuk i kane dhene absolutisht, sa i ka dhene Sejko.

Ne bisedat e perditshme, koleget tuaj si u shprehen per situaten e krijuar?

Eshte me i cuditshme fakti, qe asnje nga miqte e mi profesioniste, si dhe shume kengetare pjesemarres qe punuan me aq dashuri per kete festival, nuk mbajten asnje qendrim kur nuk u permend asnjehere, puna kolosale dhe profesionale qe u be ne festivalin e fundvitit. Shume nga ju edhe mund te habiten, qe pikerisht une, i cili nuk pati as edhe nje ftese per te marre pjese ne kete event, po flas per kete teme. Ndaj edhe po e bej, se indinjohem kur mendoj, se sa shume mund e djerse duhet nga te gjithe ne, per ta thyer konkretisht mediokritetin muzikor te viteve te demokracise, por edhe kur ka perpjekje te tilla, thjesht vetem me problemet qe mund te sjelle nje kenge e vetme, jemi te gatshem te fundosim cdo ane tjeter pozitive, qe nje event i tille muzikor mund t’i sjelle kultures shqiptare. Ka edhe ndonje qe pa u menduar shume, paragjykon drejtuesin artistik dhe stafin e festivalit, si pergjegjes per plagjiaturen(e pa vertetuar) dhe harron qe po ky drejtues artistik, per here te pare ne historine e festivaleve shqiptare, ka guximin te perjashtoje nje kenge kur u vertetua se ishte e vjedhur! Drejtuesi artistik, merret vetem me cilesine e kenges dhe eventit e nuk eshte hetues i plagjiaturave. Ka organe dhe institucione te tjera qe duhet te merren. Mos harroni,qe pak vite me pare edhe ne Olimpin e festivaleve te kenges, ne San Remo, u zbulua nje plagjiature skandaloze, ku ne qender te mediave ishte kengetarja Loredana Berte, por ama ai mbahet mend si nje nga festivalet me te bukura te kenges italiane, keshtu u shpreh edhe e gjithe media, nepermjet kritikes se vertete te gazetareve profesioniste.

Mendoni se sot mungon kritika e mirefillte muzikore?

Ka munguar dhe mungon. Akoma ne ndonje gazete shqiptare, merren ne interviste artiste, vetem se duhet te flasin kunder nje eventi dhe ne rastin konkret, festivalit dhe gazetari, as qe interesohet ke po interviston dhe arsyen pse po godet nje event te tere. E them kete fakt me bindje, se cuditerisht, ne shumicen e rasteve, ata qe nxjerrin “vrer” jane kryesisht autore, qe iu eshte hequr kenga ose jane larguar nga stafi i festivalit. Nuk mjafton qe nen petkun e “fjales se lire”, te justifikojme edhe shkrime denigruese per hakmarrje private, sepse fjala ne shtyp, ze vend ne masen e gjere. Flas keshtu, jo per te mbrojtur krijuesit e kenges, absolutisht jo! Ne se vertetohet plagjiatura, jam i sigurt qe edhe R.T.SH. do te mbaje qendrimin e duhur, por ama nese flasim per kritike, duhet te shkruajme edhe meritat qe ka ky festival ne ambientin e tmerrshem muzikor qe po jetojme, por fatkeqesisht nuk permendet nga askush…Me vjen keq qe askush nuk qendroi gjate ne “mrekulline” teknike dhe artistike te orkestres se orkestruesve profesioniste, qe me ne fund shkruan nota mbi pentagram, te punes kolosale qe Shpetim Saraci (I vetmi deri sot), arriti vetem ne pak kohe te bente. Ndoshta ka nevoje qe festivali te kete krijime me te bukura, eshte e vertete, por ama ne qofte se do te krenoheshim jashte kufijve tane per nje element te ketij festivali, pa me te voglin dyshim, ishte niveli i larte i tingellimit orkestral dhe atij teknik. Keto elemente nuk jane pak, me besoni. A nuk e keni vene re, qe ne skenat ku po interpretohet 100% “live”, pseudo artistet jane larguar? Ndersa ne shume prej kanaleve televizive ku transmetohen videoklipet shqiptare, jo vetem gjejme kenge 100% te vjedhura, por edhe “kengetare” pa fund, qe kurre nuk do t’i shihni ne skenat ku interpretohet muzika e vertete! A nuk ja vlen vetem ky fakt qe te jemi me te kujdesshem per cka shkruajme ose gjykojme? Flasim shume here per emrat e munguar te autoreve te kenges, por vetem ne rastin e festivalit te R.T.SH.-se ama. Per cfare emrash te munguar flisni, kur keta autore ose nuk jane me ne mes nesh, ose disa te tjere jane larguar me kohe nga skena e festivaleve? Harroni qe tregun muzikor shqiptar e “drejtojne” po ato pese emra autoresh? Atehere, duhet te flisni edhe per kete “fatkeqesi” te kenges shqiptare.

Cfare duhet te ndryshoje ne muziken e lehte, per te ecur perpara?

Mendoj se ne radhe te pare, kjo eshte detyre morale e shume autoreve, qe fatkeqesisht po mbushin tregun muzikor me pseudo krijime dhe me pseudo artiste. Gjithashtu, institucionet kompetente shqiptare, duhet te vendosin c’kane ndermend te bejne me nivelin e kenges shqiptare, sidomos me te drejten e munguar te autorit. Shpresoj qe dhe ky “zgjim” i menjehershem i “kritikes muzikore” shqiptare, te vazhdoje cdo dite ne mediat tona dhe rrjetet sociale, jo vetem me kengen e Sejkos, por per mijera kenget e tjera 100% te vjedhura, qe vazhdojne te interpretohen cdo dite ne skenat dhe ekranet tona, sepse do te ishte me te vertete ndihma me e vyer qe do t’i jepnit jo vetem muzikes se vertete shqiptare, por shijeve te nje populli te tere, shije, te cilat nuk lindin, por nguliten ne shpirt pikerisht nga ne, artistet. Gjithashtu duhet te ushtrohet kontroll edhe ne shume media vizive ku transmetohen videoklipet, sidomos kur flitet per kenge te vjedhura, qe iu perkthehet vetem teksti ne shqip. Ndryshimet nuk behen vetem me receta, por duhet te jemi ne nje mendje si ne artistet, ashtu edhe media shqiptare. Situata e tanishme e tregut muzikor shqiptar, eshte e vajtueshme dhe jane shume te pakta perpjekjet per ta ndrequr ate. Nuk do me vinte mire, qe ne festivalin e 52-te te kenges, si edhe ne skena te tjera te ketij niveli, publiku prezent te uronte artistet me shprehjen tashme ne mode: “Jasha Bledar Sejko”, “Jasha Shpetim Saraci!…” Rrofte kenga shqiptare!
(Yllka Selita Koha Jone)

Gjergj Leka: Boll Me Pseudo-Artistë Që Këndojnë Muzikë Të Vjedhur