>
BIOSHQIP

Gjiko Dhe Kresha Me Skena ‘hot’ Në Klipin E Ri

11-11-2015
Dy reperët e njohur kosovar Mc Kresha & Gjiko shumë shpejt do të sjellin një projekt të ri muzikor për fansat. Ata kanë realizuar këngën e tyre më të re e cila është inçizuar në studion e Red Box Entertainment e ndërsa do të publikohet edhe me videoklip. Xhirimet e klipit kanë përfunduar dhe reperët kanë vendosur që të postojnë në rrjetet e tyre sociale disa foto gjatë xhirimit të klipit. Përmes fotove të postuara kemi parë se klipi pritet të jetë me skena shumë "hot" dhe me vajza të cilat vallëzojnë në dhomë me Gjikon. Kënga do të mbajë titullin "Edhe 3" dhe pritet të lansohet brenda këtij muaji.











(B.A/Teksteshqip.Com)

Gjiko Dhe Kresha Me Skena ‘hot’ Në Klipin E Ri