>
BIOSHQIP

(1939-2014)

Biografia
Në nderim të figurës së poetit Gjokë Beci janë zhvilluar homazhe ku morën pjesë të aferm, miq, kolegë, njerëz të medias e dashamirës të letërsisë.

Gjoke Beci u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë. Ai është i njohur kryesisht si autor i teksteve të këngëve të muzikës së lehtë dhe atyre të muzikes popullore.

Nder kenget me te njohura me tekst te Gjok Becit jane: “Rrjedh ne kenge e ligjerime" kenduar nga Vace Zela, "Nje zambak i bardhe mbi gur", "Dy gezime ne nje dite".

Nder kengetaret qe kane bashkepunuar me te jane Shkurte Fejza, Arif Vladi, Gezim Nika e Kastriot Tusha e plot të tjerë.

Ai eshte autor i 10 librave dhe nje prej perfaqesuesve me te denje te kultures mirditore. Poeti Gjok Beci është dekoruar me titullin “Mjeshtër i Madh i Punës” në vitin 2009, nga ish-Presidenti Bamir Topi.

I mbetur pa baba që në moshën 4-vjeçare, poeti pati një jetë të vështirë, por dinjitoze, plot krijimtari, poezi dhe muzikë folklorike. Ai qe edhe poet i festivalit kombëtar të Këngës në RTSH. Por artisti nuk ka si t’i përjashtoj nga krijimtaria e tij kujtimet për dhimbjen që i fali jeta. Në poezinë “Trokitje”, Gjok Beci ka lënë gjurmët e dhimbjes, ku përmes kësaj poezie lexuesi kupton të gjithë biografinë e poetit nga lindja tek vdekja. Poezia ka vlera artistike dhe mbetet si një kujtim autobiografik i gjithë jetës së tij.
Gjok Beci u lind në fshatin Zajsë të Mirditës në zonën Selitë, në Malësinë e Mirditës. Dashuria për vendlindjen është një nga temat e krijimtarisë së tij të pashtershme. Në vendlindje u mor me muzikë, ku dha një kontribut të veçantë për folklorin e Mirditës. Aty lulëzoi dhe karriera e Gjokë Becit, duke filluar me çmimet e marra në Festivalin e Gjirokastrës, 1978, ku kënga “Xhamadan i trimërisë”, u vlerësua me çmimin e parë. Vazhdoi më tej me çmime të para për këngët “Një zambak i bardhë mbi gur”, “Dy gëzime në një ditë”, në Festivalin e ’90-s. Gjoka punoi gjithë jetën për muzikën dhe letërsinë.

Kështu ai është autor i 10 librave. Vëllimi i parë me poezi, “Kur zgjohen Bjeshkët”, iu botua në vitit 1970. Pas një pauze prej 20 vitesh, nga rrethanat ideologjike të kohës, Gjeka botoi librin “Zambaku im”, 1990, duke vijuar krijimtarinë me disa vëllime të tjera poetike, si: “Qiell e dhe”, “Antologjia e shpirtit” (1, 2), “Thuj vetes ec” dhe “Plis në Luvër”. Poezia e mëposhtme “Trokitje” na jep një njohje më të gjellë të shpirtit të poetit Gjokë Beci.