>
BIOSHQIP

Gjon Karrica Bombardon Me “Bombardime“

27-02-2016
Si i tillë që është, i paparashikueshëm, sjellësh risish, tërheqës vëmendjeje kah vetja, ka arritur të fitojë zemrën e mijëra fansave në pak kohë.
Gjon Karrica, këngëtari i hitit “Sex toy”, tashmë ka realizuar edhe një këngë të re me videoklip, që është prap shumë provokuese. Kënga është titulluar “Bombardime” dhe është e zhanrit pop. Teksti është shkruar nga vetë Gjoni, ndërkaq muzika dhe orkesrimi janë bërë në Zvicër nga producenti Anton Nue.
Videoklipi i kësaj kënge është xhiruar në Prishtinë nga “Tik Tak Video”. Gjon Karrica me këtë projekt dëshmon se është i dalluar nga të tjerët dhe se do ketë vend të merituar në skenën tonë, kjo s'do mend!
(Arsim Kolari - Teksteshqip.Com)