TEKSTESHQIP

Gjurmët
Karrigat
Lyrics

Kudo vetëm karriga, karriga
Shumë lloj karrigash, karrigash
Karriga me sy, karriga me pardesy
Kudo vetëm karriga, karriga, shoh

Mirëmrama,
Emrin e kom karrigë, prejardhjen e kom prej drunit
Jom i smutë prej bruhit, prej njerëzve qe s'janë çu hala prej gjumit
Jom i thymë n'plot vene, po plagat prej ngjyrës nuk m’shihen
S’po kuptoj! Rrijnë ulun me vjet e kurrë nuk ngihen
N'fillim jom kon djep, për pak me përfundu n’shporet, po…
plaku i urtë e i butë m'shëndrroj n’karrigë për jetë
E kom pas punën e mirë, me ni prapanicë të lehtëDerisa m’zavendësun, me…

Ref.
Karriga që lëvizin
Perspektivë karrigash
Karriga që lëvizin
Hierarki karrigash

Kudo vetëm karriga, karriga
Hierarki karrigash
Karriga që ngasin, karriga që flasin
Karriga që të shohin edhe pse ti nuk i sheh

Jom karrigë e vjetër, po jom shumë e përshtatshme
E ki karriga që lëvizin, po nuk jon t'rahatshme
Jom e lodhun, po deri n'fund stoike
Po nuk e lo me mi marrë meritat tulifar karrige
Nuk nihna i respektumë, kur kqyrin m’u ulë me dhunë
Mos t'shkon menja m’u ulë te unë, nëse menon me nejtë pa punë
Ton jetën kom punu, jom lodhë, jom rrxu, apet jom çu jom ngjitë
E n'fund m'kanë zavendësu me çka?! Me…

Ref.
Karriga që lëvizin (nuk nihna i respektumë)
Perspektivë karrigash (kur kqyrin m’u ulë me dhunë)
Karriga që lëvizin (kur kqyrin m’u ulë me dhunë)
Hierarki karrigash (nuk nihna i respektumë)