>
LETERSISHQIP

Anatomia E Flamurit

Ngjyrë lëng
damari
përsiatje n´kohë
katrani
Kur operonin
"gjarpërinjtë e gjakut"
Edhe në themelet e
kullës
n´Abetaren e
shkollës
n´agun e
Aurorës
për shtizë u
murosëm.
Me 28
Nëntor...
të vitit
shëmtak
Në Dibrën
krenare
Vizatimin e
parë
ballë
oxhaku
në murin e
bardhë
skicova
Flamurin
me ngjyrëzhibël
Shqiponjën
për Flamur një dozë
gjak
nga delli i
Gjyshit
Anatomi
Flamuri
Prej gjenit të
fisit!