>
BIOSHQIP
Biografia
Më datë 20 Shtator 2018, Granit Ismajli publikon videoklipin "O Dashni", në bashkëpunim me Baboo Darabuka & Dj Benity. Teksti u shkrua nga Genc Prelvukaj (Gentz).

Më datë 24 Korrik 2019, Granit Ismajli publikon videoklipin "S'ma Fale". Teksti i këngës u shkrua nga Genc Prelvukaj & Granit Ismajli.

Më datë 8 Dhjetor 2019, Granit Ismajli publikon videoklipin "Veç Edhe Nje Here". Teksti i këngës u shkrua nga Genc Prelvukaj.

Më datë 3 Korrik 2020, Granit Ismajli publikon videoklipin "Diaspora", në bashkëpunim me Gold AG. Teksti i këngës u shkrua nga Genc Prelvukaj, ndërsa orkestrimi u punua nga Gold AG.

Më datë 10 Korrik 2020, Genc Prelvukaj publikon videoklipin "Lek I Madh", në bashkëpunim me Granit Ismajlin. Teksti i këngës u shkrua nga Genc Prelvukaj. Genc ka shpjeguar se kënga godet meshkujt e paedukatë e të pakulturë, fëmijë apo të afërm të zyrtarëve shtetërorë, biznesmenëve, trafikantëve dhe secilit të pasuruar në mënyrë të paligjshme, që na irritojnë me idiotësinë e tyre çdo ditë.

Më datë 14 Nëntor 2020, Granit Ismajli publikon videoklipin "Ani Ani". Teksti i këngës u shkrua nga Genc Prelvukaj.

Më datë 10 Shkurt 2022, Granit Ismajli publikon videoklipin "Ndarja". Teksti i këngës u shkrua nga Genc Prelvukaj. Produksioni audio u realizua nga Granit Ismajli.

Më datë 26 Maj 2022, Granit Ismajli & Dj Kont publikojnë videoklipin "O Moj Vajze E Re". Videoklipi u prodhua nga kompania Black Fish Entertainment.

Më datë 23 Qershor 2022, Genc Prelvukaj, Blasta & Granit Ismajli publikojnë videoklipin "Kalle". Tekstin e këngës e punuan në bashkëpunim Genc Prelvukaj & Blasta. Videoklipi u prodhua nga kompania Black Fish Entertainment.

Më datë 1 Shtator 2022, Granit Ismajli & Dj Esco publikojnë videoklipin "Kallxoj Nanes". Teksti i këngës u shkrua nga Genc Prelvukaj. Videoklipi u prodhua nga Black Fish Entertainment, ndërsa produksioni audio u realizua nga vetë Granit Ismajli.

Më datë 24 Nëntor 2022, Granit Ismajli publikon videoklipin "Aman", në bashkëpunim me Dj Esco & Dj Smily. Teksti i këngës u shkrua nga Genc Prelvukaj. Videoklipi u prodhua nga Black Fish Entertainment, ndërsa produksioni audio u realizua nga vetë Granit Ismajli.

Më datë 29 Qershor 2023, Granit Ismajli & Ema Islami publikojnë videoklipin "Zemren Ama". Muzika e këngës është shkruar nga vetë Granit Ismajli, ndërsa tekstin e kanë shkruar në bashkëpunim Genc Prelvukaj & Granit Ismajli. Videoklipi u prodhua nga Black Fish Entertainment, ndërsa produksioni audio u realizua nga vetë Granit Ismajli.

Më datë 19 Korrik 2023, Granit Ismajli & Dj Smily publikojnë videoklipin "Kallma Cigaren". Videoklipi u prodhua nga Black Fish Entertainment, ndërsa produksioni audio u realizua nga vetë Granit Ismajli.

Më datë 12 Nëntor 2023, Granit Ismajli publikon videoklipin "Nuk Njohim Kufi". Teksti i këngës u shkrua nga Genc Prelvukaj. Videoklipi u prodhua nga Black Fish Entertainment, ndërsa produksioni audio u realizua nga Genc Prelvukaj & Granit Ismajli.

Më datë 7 Dhjetor 2023, Eni Koçi, Genc Prelvukaj & Granit Ismajli publikojnë videoklipin "Për Tiranë". Teksti i këngës u shkrua nga Genc Prelvukaj. Videoklipi u prodhua nga Black Fish Entertainment, ndërsa produksioni audio u realizua nga Genc Prelvukaj & Granit Ismajli.