>
BIOSHQIP
Biografia
Greta Azizi ka zgjedhur të prezantohet me emrin e artit GRETAA. Ajo i ka nisur sfidat në muzikë që kur ishte e vogël. Aktualisht Greta vijon studimet për kanto dhe piano, ndërsa ka marrë pjesë edhe në disa festivale për fëmijë. Motra dhe mësuesja e saj e muzikës kanë qenë shtysa që Greta të ndiqte këtë rrugë.

Në vitin 2016, Greta Azizi merr pjesë në Gjeniu I Vogel 7, ku edhe është kualifikuar në katërshen më të mirë.

Në vitin 2017, Greta Azizi merr pjesë në Albanian Star 2017.

Në Kënga Magjike 2019 Greta u paraqit me këngën “Senorita”.

Në Dhjetor 2021, Greta Azizi merr pjesë në Nota Fest 2021 me këngën "Asnjëherë".