>
BIOSHQIP

Greta Koci, Së Shpejti Me Këngë Të Re

01-10-2015
Këngëtarja Greta Koçi pritet që brenda kësaj jave të publikojë edhe projektin e saj më të ri, dhe lajmin për këtë gjë e ka bërë të ditur vetë Greta e cila ka postuar një foto në Instagram. Ajo ka përfunduar këngën e saj të rradhës e cila vjen në duet me Gold Ag, e ndërsa edhe xhirimet e videoklipit kanë përfunduar, dhe klipi pritet të përfundohet këtë javë nga MAX Production. Ndërkohë Greta ka paralajmëruar që edhe pas kësaj kënge do të vijë edhe një këngë tjetër e cila është punuar nga Ilir Berani, por që është shtyrë, pas aksidentit që pësoi gjatë këtij viti.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Greta Koci, Së Shpejti Me Këngë Të Re