>
BIOSHQIP

Greta Koçi: Ja Si Lindi Kënga “What's Up”...

13-05-2014
Greta Koçi, këngëtarja e njohur shqiptare ka pak ditë që ka publikuar këngën e saj të re "What's Up" në bashkpunim me GMBC. Në një intervistë të dhënë për teksteshqip.com Greta na shpalos disa nga më të rjat e saj si dhe planet që ka për të ardhmen. Ajo ka thënë se vitin e ardhshëm pritet edhe lasnimi i albumit më të ri të saj, por sa i përket dueteve me motrën e saj Eni, ajo thotë se nuk e ka në plan, të paktën jo në një të ardhme të afërt.

TeksteShqip: Greta, së fundmi keni publikuar videoklipin tuaj më të ri "What's up" në bashkpunim me GMBC. Na flsini pak më shumë rreth këtij projekti?

Greta: Nga klipi i fundit, 1 vit e gjysmë ka kaluar tashmë. Po kaq kohë ka kaluar edhe nga daljet e mia nëpër evente apo festivale të rëndësishme, ku publiku ishte mësuar të më ndiqte shpesh. Pra ka qenë një periudhë pauze në muzikë, për një angazhim mjaft të rëndësishëm dhe serioz timin në politikë.



TeksteShqip: Si erdhët deri tek bashkpunimi?

Greta: Gentin e dëgjova në festivalin e Këngës Magjike, në një bashkpunim me Era Rusin. Më pëlqeu si artist dhe vendosa ti ofroj bashkëpunim.

TeksteShqip: Kënga është punuar nga motra juaj Eni? Është shumë e përkushtuar ndaj muzikës? Si e shihni ju atë drejt kësaj rruge dhe a po i jepni mbështjetjen e duhur?

Greta: Keënga është kompozuar nga Eni Koçi, pra tekst e muzikë janë realizuar nga Eni, orkestrimi është realizuar nga Bav Records. Eni veç këngës "Whats up", ka shkruar edhe tekste të tjera të këngëve mjaft të njohura të mija, siç është teksti i këngës "Më sheh nga lart", "Koha s'ndal", "Pyes veten" në Kënga Magjike 2011 etj. Nuk di nëse do të kemi ndonjë këngë bashkë. Unë në fakt, jam shumë korrekte dhe e drejtë kur jap opinionin tim, jo se është motra ime, por Eni ka një vullnet të jashtëzakonshëm dhe po ashtu ka një talent të madh i cili më habit vërtetë. Mendoj se është në momentin e saj më të mirë dhe unë gëzohem shumë për suksesin e saj.



TeksteShqip: A jeni e angazhuar me koncerte?

Greta: Po sigurisht që jam anagazhuar në shumë koncerte, kam shumë kërkesa dhe jam në një proces të planifikimit të sezionit veror dhe deri në festat e fundvitit.

TeksteShqip: Çfarë projekti mendoni të realizoni pas kësaj kënge?

Greta: Kam shumë projekte në vazhdim, por hap pas hapi do i prezantoj për publikun.

TeksteShqip: Keni afro 1 vit e gjysmë që nuk merrni pjesë në ndonjë festival. A do të thotë kjo që Greta është distancuar nga festivalet?

Greta: Është e vërtetë që jam distansuar nga festivalet pasi kam qenë shumë e ngarkuar në projekte të tjera dhe festivalet duan angazhim serioz, pasi kemi të bëjmë me konkurime të rëndësishme artistike e kombëtare.



TeksteShqip: Po realizimi i një albumi, bën pjesë në planet tuaja?

Greta: Aktualisht unë kam katër albume në treg. Në verën e vitit 2015 kam planifikuar të nxjerr albumin e ri.

TeksteShqip: Ndonjë duet nga Motrat Koçi në të ardhmen?

Greta: Nuk kemi për momentin ndonjë projekt të mirë që të realizojmë një bashkpunim sëbashku me Enin por nuk është çudi që del diçka spontane e bukur dhe e realizojmë.
(Teksteshqip.Com)

Greta Koçi: Ja Si Lindi Kënga “What's Up”...