>
BIOSHQIP
Biografia
Grupit i të rinjve Gjirokastër
u krijua nga Arian Shehu dhe Roland Çenko në 1976.
Grupi i të rinjve Gjirokastër përbëhesh nga -
Arian Shehu -marrës,hedhës
Mehmet Vishe-kthyes
Roland Çenko-hedhës,marrës,kthyes
Kastriot Çenko-hedhës,marrës
Ramiz Braja - marrës,iso
iso - Mevlut Meleqi, Shkëlqim Xhiku,Mirosh Gagani..
Grupi i të rinjve Gjirokastër nisi aktivitetin e tij në 1976
me këngën e parë që titullohej "Ulu mal të dali hëna"
Në skenën e Festivalit Folklorik Gjirokastër 1978
u ngjit për herë të parë dhe hodhi hapin e tij të sigurt,
një hap të konsoliduar një nga grupet më prestigjoze të këngës Gjirokastrite,Grupi i të rinjve siç është bërë zakon të quhet,
me marrës korifeun e shkëlqyer dhe të talentuarin Arian Shehu.
Ky Grup vjen si vazhdimësi i Grupit të Xhevat Avdallit të këtij korifeu legjendar të këngës Gjirokastrite me Grupin e Pleqve..
Grupin i të rinjve i ka befasuar të gjithë me këngën e bukur të tyre Gjirokastrite,me variantet e ndryshme të këngës që këndon, nga këngët monostrofike në këngët me refren,nga këngët e lirikës optimiste e të lirikës erotike,në këngët historike në epikën legjendare..
Eshtë pak e çuditshme dhe pak e jashtëzakonshme që një grup të rinjsh të transmetoj vlera të kësaj natyre,të këtë në repertorin e tij këngë të kësaj natyre.Të mund të kaloj nga një motiv në një tjetër,nga një plan emocional në një plan tjetër emocional.Për ta bërë këtë duhet një Grup i mrekullueshem popullor siç ishte Grupit i të rinjve Gjirokastër..
Ka marre pjesë në Festivalet Folklorike Gjirokastër-1978,1983, 1988,si dhe në shumë aktivitete brënda dhe jashtë vendit.Në të gjitha festivalet e lartë përmendura ka zënë vendin e parë..
Vlen për tu përmendur disa nga shtetet që ka dhënë koncerte Grupit i të rinjve Gjirokastër-Greqi,Francë,Suedi,Izrael,etj..
Aktiviteti i Grupit të të rinjve Gjirokastër zgjati deri në vitin 1995..
Mbas këtij viti Grupi i të rinjve Gjirokastër u nda në dy Grupe, Grupi Ergjëria dhe Grupi Argjiro...
DËRGOI: