TEKSTESHQIP

Grupi I Të Rinjve Gjirokastër
Zogë E Gjirokastrës
Lyrics

Vjen thëllëza zallit-o
me nishan mes ballit-o.
si Hëna buz malit-o.
Tundi era birin-o,
ti shpleksi gërshetat-o.
zogë e Gjirokastrës-o.
Zëri i Kanerinës-o
tuf e trëndelinës-o.
Lastonja lozonjare
pjergulla përmbi dritare.

Moj molla mbi krojet-o
nëm ujë e mos më vështro
me pellëmbë të dorës-o.
Tundi era birin-o,
ti shpleksi gërshetat-o.
zogë e Gjirokastrës-o.
Zëri i Kanerinës-o
tuf e trëndelinës-o.
Lastonja lozonjare
pjergulla përmbi dritare.

Te porta të shkova mbrëmë,
jesh me shok e ndënja rrënd,
bota thon se jeshëm zën.
Jo jo se s`na e dinë
zjarri që ndes dashurinë
shegë e kuqe flakërim.
Bëj të flë e se mbyll synë
për tufën me trëndelin.
Lastonja lozonjare
pjergulla përmbi dritare.....