TEKSTESHQIP

Grupi Mister
Kulti Im Dita Ime
Lyrics

(2 herë)
Sa herë bie shi
Edhe zhduket dielli
Trishtimi zbret nga lart
Si rrufe nga qielli

Mbi shpirtin e lodhur bie vapë edhe shi
Ngjyrë gri është qyteti
Dhe vetë njerëzit janë gri
E sytë tradhëtojnë
Nga dhimbja lotë pikojnë

(refreni)
Më sulmojnë nga çdo anë
Vagabondë politikanë
Pa të drejtë dhe kërcënime
Po më vrasin ditën time
Pa dritare dhe pa dyer
Sytë e mi xhama të thyer, jo
------------------

Sa herë bie shi
Edhe zhduket dielli
Trishtimi zbret nga lart
Si rrufe nga qielli

Mbi shpirtin e lodhur bie vapë edhe shi
Ngjyrë gri është qyteti
Dhe vetë njerëzit janë gri
E sytë tradhëtojnë
Nga dhimbja lotë pikojnë

(Refreni 1)

(refren 2)
S'dua famën as pushtetin
Perandorin apo mbretin
Unë do bëhem klysh i rrahur
Të harroj se nga kam ardhur

S'dua lutje për amshime
Kulti im është dita ime
-------------------

S'ke ç'të më marrësh
E nuk kam ç'të të jap
Më fut mes librash
Si gjethe e thatë

Më mbajnë nëpër dhëmbë
Si shkrepse e djegur
Gjithë jetën shtatazanë
Me foshnjë të vdekur

(Refreni 1 dhe 2)