TEKSTESHQIP

Grupi Mister
Vlera E X-It
Lyrics

Kaloje mes nesh si copë meteori
Por goja jote një fjalë nuk e nxorri
Dikush fërshëlleu dhe tha OK
Një tjetër e thirri kometa Hallej

Ç'e dua unë burrin ta marr përdore
E nuk më blen dot një akullore
S'kalohet jeta me ujë e kos
Campari e Whisky më mire mjekos

(refren)
Moj e lehta nuk shkon jeta
Veç me syrin te kuleta
Ekuacion po të ish rinia
Vlera X-it: Dashuria

Dikush një natë i dhuroi një lule
I fali nje "Po" e pastaj nje puthje
Të nesërmen ai na vjen i pirë
Në sy një lot, në fytyrë i nxirë
Tymosi cigaren e foli nervoz
"Ajo u fejua e mori një boss"
Përpiqesh erë lehtë si pema në pyll
Je meteor, pse s'bëhesh yll