TEKSTESHQIP

Grupi Polifonik I Bençes
Gju Më Gju Me Popull
Lyrics

marrës - Golik Jaupi dhe Përparime Ziflaj
kthyes - Dervish Guma
hedhës - Agron Selimi

Nëpër suferin me plumba
çanin zemrat ndezur eshkë,
seli Partie u bënë
vatrat e njerëzve të thjeshtë.
Dimër jashtë e dimër brënda
mbi sofër ç`të shtronim,
sytë e tu që bënin gjumë
dhe neve na zgjonin.
Kafshatën e hiqje
dhe përtypje halle,
për lirinë tonë
për kohën e madhe.
Vëllezër dhe motra
të gjallë e të rënë,
që për Enver Hoxhën
u bët babë e nënë..

Para dyerve hapnin gjinë
nënat e thjeshta bujare,
sofër e jastëk u shtronin
zemrën e tyre të madhe.
Ta ndjente çelikun zëmra
udhën të vazhdonit,
sytë e tu që bënin gjumë
dhe neve na zgjonin.
Flisni ju kasolle
Çermenikë e Shpalë,
nga barraka e Nushe
gjer në Galigatë.
Ç`kan dalë më të lartë
gjithë malet rrotull,
se sa thjeshtësia
gju më gju me popull..

Leviz demokrat prej gurri
kasolle dhe mbetur trokë,
shkundën thërrimet e misrit
për Enver Hoxhën me shokë.
Dimër jashtë e dimër brënda
mbi sofër ç`të shtronim,
sytë e tu që bënin gjumë
dhe neve na zgjonin.
Kafshatën e hiqje
dhe përtypje halle,
për lirinë tonë
për kohën e madhe.
Vëllezër dhe motra
të gjallë e të rënë,
që për Enver Hoxhën
u bët babë e nënë..

Z`di ku e bën natën djali
sa herë Gjylua pati thënë,
po me dhëmbshurinë e saja
të prit e përcill ç`do nënë.
Dimër jashtë e dimër brënda
mbi sofër ç`të shtronim,
sytë e tu që bënin gjumë
dhe neve na zgjonin.
Flisni ju kasolle
Çermenikë e Shpalë,
nga barrak e Nushe
gjer në Galigatë.
Ç`kan dalë më të lartë
gjithë malet rrotull,
se sa thjeshtësia
gju më gju me popull...

DËRGOI: