>
LETERSISHQIP

Si Shiu Që Shkon

Ec, ti fare mirë mund të marshosh milje, e milje
të përshkosh dete, e me nje kërcim të zësh

fijet e dritës që endin
fëmijrinë në erësirë, qent

e humbur, e dashuruar me kroje lotësh
ti fare mirë mund të ushqehesh

me këngë mëllenjash, të shthurësh një re
çapkëne e ta lidhësh në ball,

e ti do të mbetesh përherë, sido që të bësh
a të thuash, dikush që nuk di

të largohet, por që shkon megjithatë
e shtrihet pak pranë kodrave

nën blun maramëndës, që të rëmben
pas tij, pasi një gjeth, një fije

bari çapkën, tinëz shmangur plisit
dhe prirur drejt diellit, ta drthëron në çast

gjith shtatin, gjith humbjen
në harresë e përgjumje sterile.

DËRGOI:
Më shumë nga Guy Gofete