>
BIOSHQIP

(1920-1989)

Biografia
Halil Cërvadiku u lind me 1920 në fshatin Poklek i vjetër komuna e Drenasit (ish –Gllogovcit). Kangën e trashëgoi nga babai i tij Ramë Cërvadiku. Në moshen 4 vjeçare Halilit i vdiq nana dhe baba i tij. Rama e merrte pas veti në dasma e gazmende, dhe që atëherë filloi ta dojë dhe të mësoj hapat e parë ne kultivimin e kangës shqipe. Në moshen nëntë vjeçare filloi të shkoj nëpër dasma me babën e tij.

Kanga ishte traditë familjare, përpos babës Ramës këndonin edhe vëllëzrit tij: Rexha dhe Jahiri ( që më vonë e la kangën për tu angazhuar në punët e fushës) dhe me vonë Hyseni me të cilin kënduan mbi 30 vite.Përpos që këndonin nëpër dasma e gazmende këndonin edhe sa herë që kishte mysafirë në odën e tyre e cila ishte rrallë pa mysafirë.

Pasi babai i tij Rama e la kangën Halili këndoi disa vjet me vëllaun Rexhen .Ishin duet i veçantë dhe i këndonin shpesh edhe kangët e stilit « malsorçe ». Pasi vdekjes se vëllaut Rexhes nji kohë këndonin me djalin e axhës së tij Brahimin i cili per shkak te punësimit infermier në shtepinë shendetit e la kangën. Pastaj për afro 8 vite këndoi me rapsodin e njohur Selman Balaj nëpër dasma e gazmende në anë te ndryshme të Kosovës.Selman Balaj përpos që ishte këngëtar shumë i mirë ishte edhe humorist i madh dhe si duet ishin shumë te mirëpritur kudo. Pastaj për afer 10 vite Halili këndoi me rapsodin Tahir Drenica. Me Tahirin ishin nji duet shumë i fortë dhe te dytë shquheshin për zërin e fortë dhe ambitus të lartë që ju mundesonin te këndonin kangët që kërkonin mjeshtri dhe za të fortë qofshin ato epike edhe ato « arshikie » (kangë me motive dashnie) .

Më vonë edhe vëllau i Halilit Hyseni filloi te këndonte dhe me kërkesën e babës Ramës, Halili vazhdoi të këndoj me vëllaun e tij Hysenin me të cilin ishin bashkë mbi 30 vite. Poashtu edhe Hyseni kishte nji za të fortë dhe ambitus të lartë dhe u bënë nji duet i shumë i mirë dhe i kërkuar. Kënduen në të gjitha anët e Kosovës dhe në viset ku jetonin shqiptarët. Repertoari i tyre ishte i pasur këndonin kangë nga epika jonë e pasur për historinë dhe trimërinë shqiptare ndër shekuj e trimat që luftuan për atdhe. Në repertoarin e tyre kishte edhe shumë kangë lirike(arshikie) si dhe elegji e kangë kyrbeti.

Me Hysenin kishin edhe disa kangë te inçizuara ne Radio-Prishtinë. Përpos qe kultivonte kangët e folklorit tonë të pasur Halili njihej edhe si autor i disa kangëve. Ndër to ishte kanga «Jalla mor bylbyl» si dhe «Lulëzoj fusha, lulëzoj mali» tekstin e së ciles Halilit ja kishte sjellur nji bashkfshatar i tij Hysen Gorani që kishte njxerrë nga nji libër, ndërsa melodinë ja kishte dhane Halili dhe e pat inqizuar në Radio-Prishtinë së bashku me kangë tjera ne duet me vëllaun Hysenin. Këtë kangë « Lulëzoj Fusha » me vonë ne radio e inqizuen dhe e kënduen në mënyrë të shkëlqyeshme legjendat e folklorit të mëdhenjët Salih e Feriz Krasniqi.

Me Halilin dhe Hysenin nji kohë ishte edhe Tahir Rrukiqi nga Verbovci i cili përcillte me violinë dhe këndonte. Halili me Hysenin ishin pjesëmarrës shumë herë ne Revisten e folklorit burimor. Në vitet e tetëdhjeta etnomuzikologu Bahtir Sheholli për institutin albanologjik pat inçizuar (regjstruar) nji videokasetë afro tre orë nga repertoari i Halilit dhe Hysenit.

Me Hysenin kënduen deri ne mesin e viteve te tetëdhjeta. Ndërsa edhe përkunder pleqërisë zerin e kishte të fortë derisa e mundi sëmundja. Vdiq në vitin 1989 duke lanë pasë nji pasuri per folklorin dhe brezat e ardhshëm. Kangën prej tij e e trashegoi edhe djali i tij Shaqiri.