A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Trimërie

Komandanti Është I Gjallë

Re të zeza mbuluan prekazin
shumë çetnikë e nxinë lëndinën
adem jashari dredh mustakun
dhe në çark e puth martinën.

në nishan të pushkës së gjatë
pak më tutje shaban plaku
i betuar n`shqiponjë t`flamurit
për të gjallë s`lëvizë nga pragu.

nga frenxhia bërtet hamza
si kreshnikët në ditë të veta
heu çetnikë ju farë e fëlliqur
jo s`ka vdekur azem bejta.

krisën pushkët përnjëherë
si rrufetë që bijnë nga qielli
gjoksin hamza i vë gjyles
n`ato çaste u ndal dielli.

si dragoi zjarr qet nga goja
luftë e këngë ademi i nisë
sikur kosa që rrëzon barin
rrëzon çetnikët ballëqëndisë.

komandanti është i gjallë
legjendë u bë ky emër
gjithë shqiptarët kudo janë
komandantin e kanë në zemër.

- poem written by Halil Xani


Choose star rating

Rating:  3.4 / Votes cast:  11





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019