>
LETERSISHQIP

Ec E Mos U Bën Nervoz

Ngritesh në mëngjes
Në banjo shkon
Kroi nuk pikon
Ec e mos u bën nervoz?

Gjen pak ujë të djehit
Vë xhezvenë në shporet
Rryma ndalet mekot pret.

Shkon për një dokument
Para zyrës në administratë
Rreshti është shumë i gjatë.

Në uniformë të larme
I huaji rendin mban
Shpeshherë edhe shanë.

Të vjen radha hyn brenda
Nëpunës i huaj të pret
Pa marka as nuk të flet.

Del në rrugë me veturë
Nga i huaji dënohesh
Nuk ke ku të ankohesh.

Lëshon televizorin
Në gjuhë të huaj të flet
Kështu qe gjashtë vjet.

Shtrihesh për të fjetur
Vonë cingëron telefoni
Të maltreton dikush i joni.

Pastaj të gjitha bashkë
Në ëndërr të përcjellin
Dhe gjumin ta nxjerrin
Ec e mos u bën nervoz?
1996