>
LETERSISHQIP

Ec E Mos U Bën Nervoz (Nëntë Vite Pas)

Ngritesh në mëngjes
Me njëqind mendime
Don t`i pastrosh sytë
Kroi ka reduktime.

Merr ujë nga rezervat
Vë xhezven n`shporet
Fati s`është me ty
Reduktimi tetë me dy.

Shkon për një dokument
Para zyrës në administratë
Rreshti shumë i gjatë.

Të vjen radha hyn brenda
Nëpunësi shqiptar të pret
S`din ta shkruaj emrin e vet.

Del n`rrugë me veturë
Si pjesëtar i trafikut
Të dënon polici i UNMIK-ut.

Po nuk qe i kënaqur
Mund të protestosh
Te ombudspersoni
Ndihmë të kërkosh.

Lëshon televizorin
Përplot shund e kiq
Ruana, ruana o zot
Sa femrat lakuriq.

Shtrihesh për të fjetur
Me celularin nën kokë
S`të lënë të qetë mesazhet
Nga të ashtuquajturit shokë.

Pastaj të gjitha bashkë
Në ëndërr të përcjellin
Dhe gjumin ta nxjerrin
Ec e mos u ben nervoz.
Shkurt, 2005