>
LETERSISHQIP

Deri Kur?

E shikoj hënën
Nga shtëpi e huaj
Tërë ditën bredh
S`më zë vendi vend
E kujtoj vendlindjen
Shtëpinë e oborrin
Atje ku tash
Ka policë e qenë.

Sytë djegin për gjumë
Koka mbushet lajme
Njëherë asgjë të re
Nuk solli Rambujeja
Fshatrat granatohen
Njerëzit nëpër male
Çdo ditë dëgjojmë
Për viktima të reja.

Verifikatorët
Me duar në xhepa
Kur duan të shkojnë
Atje ku del flaka
Edhe ata të shkretët
I ndalë policia
Jo vetëm i fyen
Po iu jep edhe shuplaka.

Evropa kurvë
Këtu në mes t`Ballkanit
Pa një fije turpi
Mbron një diktator
Krerët e NATO-s
Kërcënohen me fjalë
E regjimi serb
Vazhdon me terror.
Shkurt 1999