Më mbaj mend (për 1 muaj)

Epigrame

Me gëzim po shkoj në punë
Të pushoj, o në qetësi
Se n`shtëpi u lodha shumë
M`doli punë, o me turshi.
(Punëtorja në administratë)

Me gëzim po shkoj në punë
T`i mbaj dy orë me klasë të parë
Se n`shtëpi u lodha shumë
Duke bërë ugar në arë.
( Mësuesi në fshat)

Me gëzim po shkoj në punë
Të pushoj në vendpunishtë
Se dje u lodha shumë
Duke punuar privatisht.
( Ndërtimtari)

Kanalizimi

Vjet si shkel e shko
U punuan kanalizimet
Tash sërish kanë filluar
T`korrigjohen gabimet.

Kanalizimi hapet

Për herë të dytë
Inxhinierët tanë
Ku i patën sytë?

- Poezi nga Halil Xani



Nuk ka akoma asnjë votë


Komente mbi këtë krijim