>
LETERSISHQIP

Xxx

O, ma gjeni një punë
Thoshte njëri një natë
Të mos punoj asgjë
E të marr me lopatë.

Votomëni mua
Lutej fshat më shat
Tash në parlament
Ai po fle rehat.

Ai ishte shumë i urtë
Gjatë atij mandati
Kurrë te foltorja s`doli
Në mbledhje veç kërrhati.

Kur ia ofruan mikrofonin
Deputeti u bë sy e vesh
Dëshiroj në këtë mandat
Mbledhje të ketë më shpesh.

Në fushatë zgjedhore
Betohej në kishë e xhami
Po votuat për mua
Votuat për pavarësi.

O populli im i uritur
shkoni nëpër tubime
partitë në mos tjetër
iu ngopin me premtime.

Ndoshta nuk kam zë
Ndoshta s`di të këndoj
Kërthizë, cica e vithe
Mirë di t`i zbuloj.
(Këngëtarja kullerkë)

Plak e plakë
Në fshat fikall
Djemt në azil
Toka batall.