>
LETERSISHQIP

Oxhaku Me Tym Dhe Miku Im

Prej dritares përballë miku im
E shikon oxhakun e fqinjit
Këndellur në tym
E ai pranë dridhet e ngrin
Dhe vështron oxhakun
Këndellur në tym.

Dy dhoma pranë e pranë
Njëra e ftohtë e me zemër të mpirë
E mikut tim.
Tjetra e ngrohtë e qeshur
Përballë saj në harbim...

Si ndodh kështu
Ç'dallim ke kurdisur shekulli im.
Shpirtra të ngrohtë e të mërdhirë
Nën një qiell.
O Zot
O Yll
O Diell.